Të strehuarit po dalin nga ndërtesa e bombarduar e teatrit të Mariupolit, tha një zyrtar ukrainas

Njerëzit që strehoheshin në një teatër në Mariupol që u godit nga një bombë ruse të mërkurën po dalin të gjallë, sipas një deklarate të shkurtër të postuar në Facebook të enjten nga ish-kreu i rajonit të Donetsk, njofton CNN, transmeton Portalb.mk.

“Pas një nate të tmerrshme, më në fund kemi një lajm të mirë nga Mariupoli në mëngjesin e ditës së 22-të të luftës. Streha e bombarduar (e teatrit) ishte në gjendje të “mbahej”. Gërmadhat kanë filluar të pastrohen. Njerëzit po dalin të gjallë”, shkroi Sergei Taruta.

Nuk është ende e qartë nëse kjo do të thotë se të gjithë ata që ndodheshin brenda ndërtesës kanë mbijetuar. Qindra njerëz besohej se ishin strehuar në teatër.

Këshilli i qytetit të Mariupolit, i cili ndau një imazh të ndërtesës së shkatërruar, tha se forcat ruse kishin “shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e dramës në zemër të Mariupolit”.

“Aeroplani hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin strehuar qindra rezidentë paqësorë të Mariupolit,” tha ai.

CNN ka gjeolokuar imazhin dhe konfirmoi se është e teatrit në qytetin port juglindor. Sipas imazheve satelitore, fjala “fëmijë” ishte shkruar në dy anët e teatrit përpara se të bombardohej.

Videot e pasojave treguan një zjarr që shpërtheu në rrënojat e teatrit. Numri i viktimave nuk dihet, thanë autoritetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button