Përpjekje e re për të zgjedhur prokurorët në ekipin e Ruskovskës: Dhjetë kandidatë në garë për pesë vende

Këshilli i prokurorëve publik sot do të mbajë vazhdimin e seancës së filluar një javë më parë, në të cilën do të zgjidhen pesë prokurorë në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, të kryesuar nga Vilma Ruskovska. Për këto vende, në garë janë 10 prokurorë, njofton 360Gradë, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të jetë tentativa e dytë, pasi të enjten e kaluar nuk kishte kuorum në Këshill për shkak të mungesës së tre anëtarëve: Prokurorit të Shtetit Ljubomir Joveski, si dhe anëtarëve Ljupço Ivanovski dhe Ixhet Memeti.

Zgjedhja e tyre duhet bërë, pasi në fund të janarit përfunduan mandatet e pesë prokurorëve. Këshilli vendosi shpalljen e konkursit në mbledhjen e 15 nëntorit të vitit të kaluar. Përzgjedhja nuk është bërë deri më tani, duke qenë se ishte në pritje vlerësimi, për të cilin një pjesë e prokurorëve që aplikuan parashtruan ankesa, të cilat u pranuan nga Këshilli, kështu që pati një vlerësim të ri. Pasi pati kundërshtime për vlerësimin e dytë, afati i të cilit skadoi në fund të shkurtit të këtij viti, pas së cilës u caktua seanca për zgjedhje.

Cilët prokurorë konkurruan?

Nga 10 prokurorë të paraqitur në konkurs, pesë janë ata të cilëve u kishte përfunduar mandati dhe tani kërkojnë mandat të ri: Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mirçeska – Kuzmanovska dhe Engjëllushe Kadriu – Leshi.

Pesë të tjerët janë: Zlatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova, Imran Osmani dhe Arsim Ademi.

Shumica e emrave janë të njohur për publikun deri më tani, më së shumti për shkak të rasteve që ata kanë trajtuar, ku ishin të përfshirë funksionarë publikë.

Ka disa javë tashmë, që prokurorët nga krimi i organizuar, të cilëve u ka skaduar mandati, në aktakuzat e tyre, gjegjësisht procese gjyqësore, vinë vetëm si përcjellës të kolegëve, të cilët kanë mandat aktual dhe tashmë i kanë marrë lëndët e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button