Putin kërcënoi se do ta pastrojë Rusinë nga tradhtarët properëndimorë

Vladimir Putin u është kërcënuar rusëve që nuk e mbështesin atë në fjalimin e tij të fundit televiziv, ndërsa Kievi dhe Moska kanë shprehur optimizëm në bisedimet e fundit të paqes, transmeton Portalb.mk.

“Rusët do të jenë gjithmonë në gjendje të dallojnë patriotët e vërtetë nga plehrat dhe tradhtarët dhe thjesht do t’i pështyjnë si insekt që u ka hyrë aksidentalisht në gojën e tyre. Jam i bindur se një vetë-pastrim i tillë i natyrshëm dhe i domosdoshëm i shoqërisë do ta forcojë më tej vendin tonë”, tha Putin.

Ai akuzoi Perëndimin për përdorimin e “kolonës së pestë” të tradhtarëve rusë për të provokuar trazira civile.

“Kjo ka vetëm një qëllim për të cilin kam folur tashmë – shkatërrimin e Rusisë”, tha Putin.

Presidenti rus e ka forcuar në mënyrë shtesë sundimin e tij autoritar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, duke mbyllur një numër mediash të pavarura dhe duke arrestuar mijëra njerëz në protestat kundër luftës në të gjithë vendin. Parlamenti miratoi gjithashtu një ligj që parashikon deri në 15 vjet burg për përhapjen e “lajmeve të rreme” në lidhje me operacionin ushtarak rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button