Rama “selfie” me Pacollin në Kazakistan

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një foto nga vizita e tij në Kazakistan ku ka dalë me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli. “Me Behgjet Pacollin, në veprën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga kompania e tij në Kazakistan,Teatri i Operas&Baletit “ shkruan Rama në Twitter.

Ndërsa në një postim në faqen e tij në “Facebook”, Pacolli shkruante një ditë më parë se ka mbetur i impresionuar nga performanca e kryeministrit Edi Rama në Kazakistan. “U ndjeva krenar për performancën brilante të kryeministrit të Shqipërisë në këtë vizitë që hap perspektiva të reja investimesh”, shkruante Pacolli.

Lajme të ngjashme

Back to top button