Të lirë, por efektiv – dronët nga Turqia i ndihmuan Ukrainës të forcojë mbrojtjen e saj

Edhe përkundër bombardimeve ruse tre javëshe, Ukraina arriti të ruajë mbrojtje të fortë të qyteteve me ndihmën e dronëve të prodhimit turk, të cilët kryen sulme të njëpasnjëshme me saktësi dhe efikasitet të madh, gjë që befasoi edhe ekspertët ushtarakë perëndimorë, transmeton Portalb.mk.

Bajraktar TB2 është një dron pa pilot i cili mund të mbajë bomba të lehta, të drejtuara me lazer, dhe Turqia deri më tani i ka shitur ato në më shumë se dhjetëra vende, duke përfshirë Azerbajxhanin, Libinë, Marokun dhe Etiopinë.

“Ukraina kreu sulme të papritura të suksesshme me dron në fazat e hershme të luftës, përpara se Rusia të vendoste mbrojtjen e saj ajrore në fushën e betejës. Këta dronë nuk duhej të kenë një ndikim të rëndësishëm në luftë, sepse janë të ngadalshëm, fluturojnë në lartësi mesatare dhe zbulohen lehtësisht në radar”, tha analisti ushtarak britanik Jack Watling.

Ushtria ukrainase përdor gjithashtu këta dronë për të shpërndarë municione, kurse janë dëshmuar efektivë për qëllime propagandistike.

Turqia filloi t’i shesë këto dronë Ukrainës në vitin 2019. Ankaraja tani ka refuzuar të zbulojë detajet e shitjes, ndërsa burime të pavarura vlerësojnë se Ukraina ka 20 deri në 50 drone “bajraktar” vlera e të cilëve është më pak se 2 milionë dollarë.

Dronët janë prodhuar nga kompania “Bjakar”, e cila është në pronësi të dhëndrit të presidentit turk Erdogan, Selçuk Bajraktar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button