SHBA: Jemi “afër” dakordimit për t’iu kthyer marrëveshjes bërthamore me Iranin

Marrëveshja e mundshme për t’i afruar SHBA-në dhe Iranin në përputhje të plotë me marrëveshjen historike bërthamore të vitit 2015 është e arritshme edhe pse disa çështje mbeten të pazgjidhura, thotë Departamenti i Shtetit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mendojmë se çështjet e mbetura mund të kapërcehen. Siç kemi thënë edhe më parë, kemi bërë përparim të rëndësishëm. Jemi afër një marrëveshjeje të mundshme, por ende nuk kemi arritur aty”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit, Ned Price.

Negociatat indirekte midis SHBA-së dhe Iranit kanë vazhduar që nga prilli 2021. Ato janë lehtësuar nga pjesëmarrësit e tjerë në “shuttle” diplomacinë të Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA).

Marrëveshja vendosi kufizime të paprecedentë në programin bërthamor të Iranit dhe e nënshtroi Teheranin ndaj një regjimi të inspektimeve ndërkombëtare të verifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga JCPOA në vitin 2018, në një përpjekje tashmë të kotë për ta rikthyer Iranin në negociata për atë që administrata e tij pretendonte se do të arrihej një marrëveshje më e gjerë.

Trump rivendosi sanksionet amerikane të hequra sipas paktit të vitit 2015 dhe vendosi sanksione të reja ekonomike.

Në vend që të ndiqte negociatat, Teherani zgjodhi të largohej nga angazhimet e tij bërthamore në shenjë hakmarrjeje për veprimet e Trumpit.

Pengesa e mundshme për rikthim në tryezë u hoq të martën kur Rusia tha se mori garanci me shkrim se sanksionet gjithëpërfshirëse që Perëndimi vendosi ndaj Moskës si hakmarrje për pushtimin e saj në Ukrainë nuk do të ndikojnë në rolin e saj në JCPOA.

Sipas marrëveshjes fillestare, Rusia mori nga Irani uranium të pasuruar që ishte më i madh se kufiri i vendosur nga JCPOA.

“Ne morëm garanci me shkrim, ato janë të përfshira në tekstin e marrëveshjes për rivendosjen e Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) për programin bërthamor të Iranit dhe në atë tekst ofrohet një mbrojtje e besueshme për të gjitha projektet dhe drejtimet e aktiviteteve që janë nën JCPOA”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button