fbpx

Dita 22: U bombardua teatri që strehonte civilët në Mariupol të Ukrainës (FOTO-VIDEO)

Konflikti në Ukrainë ka hyrë në ditën e 22-të, përkatësisht në javën e katërt. Hidhërimi ndërkombëtar për pushtimin rus të Ukrainës u rrit të enjten pasi zyrtarët amerikanë dhe ukrainas thanë se civilët që prisnin në radhë për bukë dhe strehoheshin në një teatër ishin vrarë nga forcat ruse. Bombardimet vazhdojnë – por raportimet e fundit nga bisedimet e paqes sugjerojnë se Rusia nuk po kërkon më të rrëzojë qeverinë dhe në vend të kësaj po synon një Ukrainë neutrale. Zyrtarët ukrainas thonë se shpresojnë të hapin nëntë “korridore humanitare” nga disa qytete në të gjithë vendin, përfshirë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në juglindje, transmeton Portalb.mk.

23:52- Italia e gatshme ta rindërtojë teatrin e Mariupolit

22:08- OBSH kërkon armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

21:13- Biden do të bisedojë me homologun kinez për furnizimin e Rusisë me armë

20:42- MB: Ka prova shumë të forta se Putin qëndron prapa krimeve të luftës në Ukrainë

20:37- Rreth 30,000 njerëz janë larguar nga Mariupoli

19:50 – OKB: Fëmijëve ukrainas po u mohohet fëmijëria e tyre

19:35 – Britania: Ka prova shumë të forta se Putin qëndron prapa krimeve të luftës në Ukrainë

19:20 – Kundërsulmet ukrainase e kanë komplikuar ofensivën ushtarake ruse

18:50 – Schwarzenegger, popullit rus: Nuk po ju thuhet e vërteta

18:04 – Ministri ukrainas: Të gjithë ta quani Putinin kriminel lufte

17:43 – Erdogan telefonatë me Putinin: Armëpushimi i përhershëm do t’i hapte rrugën zgjidhjes afatgjatë

16:50- Kryetari i rrëmbyer i qytetit të Melitopolit u këmbye me nëntë rusë

16:18- Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar në Mariupol

15:34- Osmani – SHBA-së: Ndihmoni anëtarësimin e Kosovës në NATO

15:10- RMV, Qeveria i përcaktoi mjetet e para financiare për pranimin e refugjatëve nga Ukraina

14:33- OECD: Lufta në Ukrainë mund të godasë rritjen ekonomike globale

14:00- Ukrainë, autoritetet lokale njoftojnë se 107 fëmijë janë vrarë

13:57- Shefi i NATOS: Nuk mund ta marrim paqen dhe sigurinë si të garantuar

13:55- Kremlini refuzoi vendimin e GJND-së për ndalje të pushtimit

13:52- Britania do të vendosë sistem raketor në Poloni

12:53 – Zelensky, Scholzit: Rrëzojeni murin që po krijon Rusia

12:35 – Të strehuarit po dalin nga ndërtesa e bombarduar e teatrit të Mariupolit, tha një zyrtar ukrainas

11:27 – Putin kërcënoi se do ta pastrojë Rusinë nga tradhtarët properëndimorë

11:20 – Të lirë, por efektiv – dronët nga Turqia i ndihmuan Ukrainës të forcojë mbrojtjen e saj

11:03 – Tuneva: Gjatë konflikteve ushtarake duhet të kemi kujdes kur ndjekim rrjetet sociale

10:41 – Zelensky: Prioritet është rivendosja e sovranitetit dhe integritetit territorial

10:11 – Gazetarja ruse që hapi pankartën “Jo luftës” në transmetim të drejtpërdrejt refuzoi ofertën e Macronit për azil

09:22 – Edhe një zëvendësministër polak e konsideroi Putinin “kriminel lufte”

09:19 – Britania: Pushtimi rus “ka ngecur në të gjitha frontet”

Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi më 24 shkurt. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button