Inteligjenca amerikane: Rusia po e shqyrton mundësinë e sjelljes së forcave të reja

Sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes, avancimet ruse në Ukrainë përgjithësisht kanë ngecur, shkruan transmetuesi britanik BBC. Sipas këtij zyrtari të lartë, ka tregues se Rusia po e shqyrton shkallën në të cilën do të duhet të sjellë trupa zëvendësuese nga jashtë Ukrainës për t’iu bashkuar luftës, transmeton REL.

Ky zyrtar shtoi:

  • Rusët kanë lëshuar mbi 980 raketa
  • Ushtria ruse ka përdorur 75 për qind të totalit të batalioneve të saja taktike në këtë pushtim
  • Në jug të Ukrainës, luftanijet ruse po granatojnë zonat përreth Odesës dhe ka rritje të aktivitetit detan në veri të Detit të Zi. Mariupoli është izoluar dhe sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi po kanë efekt vdekjeprurës
  • Në veri, avancimet ruse përgjithësisht kanë ngecur pranë Kievit
  • Shtetet e Bashkuara po bisedojnë me aleatët për sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore që ukrainasit dinë t’i përdorin – dhe mund të pritet që për sistemet e mbrojtjes ajrore të diskutohet gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin në Sllovaki dhe Bullgari

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Që atëherë, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button