Cadillac premton mrekulli me CTS 2015

Kompania Cadillac ka bërë të ditur se CTS 2015, do të jetë modeli i ardhshëm i cili do të bëjë bujë në tregun ndërkombëtarë. Kjo kompani nuk ka pranuar të zbuloi fotografitë e kësaj veture, por ka pranuar se ajo do të jetë paksa e ngjashme me ATS Coupe 2015. Këto modele do të jenë të pajisura me pajisje elektronike të fjalës së fundit të teknologjisë, derisa varianti VSport do të jetë paksa më i gjerë.

CTS i ri gjithashtu do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra të ndryshme, e bardhë (crystal tricoat) dhe e kaltër metalike (Adriatic). Ndryshimet në enterier janë të kufizuara, por nuk do të mungoj sistemi OnStar 4G LTE i lidhur me Wi-Fi.

Ndërkaq sa i përket sistemit të sigurisë ajo do të ketë të instaluar ABS dhe kamerat ndihmëse për parkim. Por zyrtarët e lartë të Cadillac kanë zbuluar se në treg do të jenë të disponueshme disa lloje të motorëve, siç janë ai me 2.0 litra me katër cilindra që prodhon 272 kuaj fuqi. Nuk do të mungojnë as ai me 3.6 litra V6 me 321 kuaj fuqi, dhe 3.6 litra V6 turbocharge me 420 kuaj fuqi.

Lajme të ngjashme

Back to top button