fbpx

Institucionet shtetërore gjatë dy viteve të fundit (të krizës) kanë blerë 142 automjete të reja

Institucionet shtetërore gjatë dy viteve të krizës kanë blerë 142 automjete të reja për të cilat kanë paguar 3.6 milionë euro. Makina më e shtrenjtë ka kushtuar 47 mijë euro. Veturat më të blera janë të markës Shkoda. Në 83 për qind të tenderëve ka pasur vetëm një ofertë. Më shumë se 40% e automjeteve të blera janë më të shtrenjta se 30 mijë euro, shkruan 360 Shkallë.

Sipas Hulumtimit të Qendrës për Komunikime Civile, gjatë periudhës së krizës nga marsi 2020 e në vazhdim, 42 institucione shtetërore kanë blerë automjete të reja udhëtarësh. Janë blerë gjithsej 142 vetura të udhëtarëve për tre milionë e 609 mijë euro. Analiza përfshin vetëm automjete të udhëtarëve dhe jo ato komerciale, gjegjësisht automjetet e mallrave, transportit dhe ato teknike.

Shumicën e automjeteve për udhëtarë i ka blerë Shërbimi Qeveritar për Çështjet e Përgjithshme dhe të Përbashkëta, i cili “Passat”-at e deritanishëm i zëvendësoi me 45 të reja “Shkoda Superb Ambition”.

Ashtu si vitet e kaluara, edhe në dy të fundit, në radhë të parë për nga numri i automjeteve të reja të blera renditet Inspektorati Shtetëror i Tregut, i cili ka blerë 11 “Citroen C3” dhe 10 “Fiat Tipo”, ose gjithsej 21 automjete të reja.

Në vendin e tretë, me gjashtë automjete të reja hibride Hyundai Ionic, është Agjencia për Komunikime Elektronike.

Më shumë se 40 për qind e veturave të reja të blera janë më të shtrenjta se 30 mijë euro. Tre automjetet më të shtrenjta të blera janë “Shkoda Superb FL” nga 47 mijë euro dhe “Mercedes C 180” 44 mijë euro – të dyja të Video-lotarisë Shtetërore, kurse në vend të tretë është “Hyundai Sonata” e Agjencisë së Komunikimeve Elektronik, me çmim 43 mijë euro.

Ndër markat e automjeteve, duket se më e preferuara e zyrtarëve është ende “Shkoda”, që e kryeson listën me 60 automjete, si vitet e kaluara. Fiat ia zuri vendin e dytë afatgjatë Volkswagenit nga ku janë blerë 25 automjete, kurse Citroen është në vendin e tretë me 13 automjete.

Nga modelet individuale më e përhapura është “Shkoda Superb” me 48 automjete të blera, te “Fiati” modeli “tipo” nga i cili janë blerë 15 automjete dhe nga “Citroen” modeli “C3” me 12 automjete të blera.

Ndër kompanitë vlerën më të madhe të kontratave këtë herë e ka “Porsche Leasing”, me gati dy milionë euro, “MI-DA Grand Motors” me gati 300 mijë euro dhe “Automobile-SK” me 274 mijë euro. “Deluxe Auto” e Kumanovës ka rënë nga vendi i dytë në të katërtin me 168 mijë euro.

Sa i përket konkurrencës në tenderët për blerjen e automjeteve të reja, ajo vazhdon të bjerë, gjegjësisht në 83% të tenderëve ka pasur vetëm një ofertë.

“Fakti që nga njëra anë ka një numër të madh të distributorëve të automjeteve të reja në vend, ndërsa nga ana tjetër në tenderë ka pas vetëm një ofertues, ngre dyshimin se institucionet kryesisht kanë blerë automjete siç kanë dashur”, thuhet në hulumtim.

“Analiza bazohet në të dhëna nga Sistemi Elektronik për Prokurime Publike dhe direkt nga institucionet shtetërore. Në hulumtim mbulohet vetëm blerja e automjeteve të udhëtarëve, e nuk mbulohen të ashtuquajturat automjetet komerciale, gjegjësisht automjetet e mallrave, të punës dhe ato me karakter teknik. Gjithashtu, janë të përfshira vetëm automjetet e reja, jo automjetet e përdorura që janë blerë. Disa automjete janë të përfshira në përshkrimin e prokurimit, ku thuhet se janë transportuese, por në fakt janë prokuruar automjete  që mund të shërbejnë si për udhëtarë”, thonë nga Qendra për Komunikime Civile.

Qeveria miratoi dje një paketë masash antikrizë për racionalizimin e kostove të institucioneve të sektorit publik, të cilat ndër të tjera ndalojnë blerjen e automjeteve të reja, përveç aktiviteteve të nevojshme për funksionimin e institucionit me pëlqimin paraprak të Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button