Këshilli i Evropës zyrtarisht e përjashtoi Rusinë
Këshilli i Evropës tha se Komiteti i Ministrave zyrtarisht kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga ky trup për të drejtat e njeriut, transmeton REL.
Kjo është hera e parë që një anëtar përjashtohet nga ky Këshill.
Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, tha përmes një deklarate më 16 mars se ka miratuar në mënyrë unanime mocioni “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e organizatës”.
Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar organizatën se do të tërhiqej, duke shtuar se “Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës nga sot, pas 26 vjetësh anëtare”.
Këshilli i Evropës e kishte pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejcinovic Buric, e ka përshkruar sulmin ndaj Ukrainës si “shkelje flagrante” të statusit të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, institucion të cilin Këshilli e mbikëqyrë.
Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi më 24 shkurt.
- Dita 1, lexo KËTU
- Dita 2, lexo KËTU
- Dita 3, lexo KËTU
- Dita 4, lexo KËTU
- Dita 5, lexo KËTU
- Dita 6, lexo KËTU
- Dita 7, lexo KËTU
- Dita 8, lexo KËTU
- Dita 9, lexo KËTU
- Dita 10, lexo KËTU
- Dita 11, lexo KËTU
- Dita 12, lexo KËTU
- Dita 13, lexo KËTU
- Dita 14, lexo KËTU
- Dita 15, lexo KËTU
- Dita 16, lexo KËTU
- Dita 17, lexo KËTU
- Dita 18, lexo KËTU
- Dita 19, lexo KËTU
- Dita 20, lexo KËTU