Ylli ukrainas i futbollit Andriy Shevchenko planifikon të marrë refugjatë në shtëpi

Ish-futbollisti ukrainas, Andriy Shevchenko, tha se do të pranojë familje refugjatësh në shtëpinë e tij në Surrey, pasi synon të mbështesë 150 ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar.

Shevchenko, që gjatë karrierës së tij ka luajtur në Angli te Chelsea dhe në Itali te AC Milan, gjithashtu është duke tentuar të mbledhë 1 milion euro për vendin e tij, transmeton REL.

Ai tha për BBC-në se ka folur me ambasadorin e Ukrainës në Angli dhe shpreson të presë disa familje në shtëpinë e tij.

“Kjo është një situatë me të cilën po përballen qindra e mijëra familje në Ukrainë dhe ne duhet të marrim një vendim”, tha ai.

Shevchenko ka falënderuar njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën për mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button