Deri tani 51 shtetas ukrainas kanë mbërritur në vend

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për koordinim më efikas në ngjarjen humanitare për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën, që u mbajt në Qendrën Logjistike të Kryqit të Kuq në Momin Potok, transmeton Meta.mk.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, theksoi se ekziston një listë e nevojave për të cilat çdo biznes, çdo kompani mund të vendosë të marrë detyrimin për t’i ofruar ato produkte. Ekziston edhe një numër i Kryqit të Kuq ku qytetarët mund të telefonojnë dhe të dhurojnë 100 denarë të cilët do të dërgohen direkt në Ukrainë.

“Sot në Ukrainë po vdesin civilë, fëmijë, gra, të sëmurë nga spitalet e bombarduara, nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve… Ndjeshmëria jonë është më e madhe se të gjithë të tjerët për të treguar solidaritet për t’u ardhur në ndihmë sot njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të gjithë të mobilizohemi për të ndihmuar njerëzit”, tha Osmani.

RMV, UKRAINË, KRYQI I KUQ, FOTO: AA
RMV, UKRAINË, KRYQI I KUQ, FOTO: AA

Aksionit iu bashkuan edhe të 4 dhomat e tregtisë që organizojnë asistencë përmes kompanive.

Qytetarët paguajnë nëpërmjet thirrjeve të donatorëve ose direkt në llogarinë e ndihmës. Deri më tani janë mbledhur mbi 2,7 milionë denarë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti theksoi se në vend kanë ardhur 51 qytetarë nga Ukraina, prej të cilëve 30 janë të akomoduar në Shkup, ndërsa 20 të tjerë në Gjevgjeli, Vallandovë, Prilep e vende të tjera dhe të gjithë janë të akomoduar me miq dhe të afërmit.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive që të vazhdojnë të marrin pjesë në aktivitetet e vazhdueshme humanitare. Mjetet, shtoi ai, do të mblidhen deri më 15 prill.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Ukrainës, Natalia Zadoruzhnyuk. Ajo falënderoi institucionet, kompanitë, firmat, por edhe të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së tyre.

Zadoruzhnyuk shtoi se si diplomate shpreson për negociata të shpejta që deri më tani janë zhvilluar në nivelin e bisedimeve mes dy palëve. Ambasadorja tha se i është mirënjohëse, siç tha ajo, “Republikës mike të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e qartë ndaj Ukrainës, për vendimin e Qeverisë për vendosjen e sanksioneve, për të ndihmuar refugjatët, për të organizuar ndihma humanitare për Ukrainën”.

Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi më 24 shkurt.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëzet e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button