Zelensky mbajti fjalim para Kongresit të SHBA-së: Ndihma na duhet tani

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu referua sulmit në Pearl Harbor, gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe sulmeve të 11 shtatorit 2001, në fjalimin e tij para ligjvenësve amerikanë duke i bërë thirrje Kongresit të bëjë më shumë për të ndihmuar luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Zelensky bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të vënë sanksione ndaj gjithë ligjvensëve rusë, si dhe të bllokojnë importet nga Rusia. Ai paraqiti një video për ligjvënësit amerikanë, duke treguar shkatërrimet dhe vuajtjet nga agresioni rus në Ukrainë, transmeton VOA.

Duke folur për forcimin e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë ai theksoi se “paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”.

“Ne kemi nevojë për ju tani”, tha Presidenti Zelensky në fjalimin e transmetuar drejtpërdrejt në Kongresin amerikan. Ligjvenësit amerikanë e pritën atë me duartrokitje të gjata.

Ndërsa lufta është në javën e tretë dhe vazhdon të zgjerohet, Presidenti Zelensky ka bërë fushatë intensive duke i bërë thirrje udhëheqësve të botës të krijojnë një zonë të ndaluar për fluturimet në Ukrainë për të parandaluar sulmet nga avionët rusë. Në përpjekje për të shmangur një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë, administrata amerikane nuk e ka pranuar kërkesën për zonën e ndaluar për fluturime, ose propozimin tjetër për të transferuar avionë ushtarakë nga Polonia në një bazë amerikanë dhe prej andej t’i jepen Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button