Javën e ardhshme përfundimisht do të fillojë pastrimi i 13.000 tonëve lindan nga deponia e vogël në OHIS

Më shumë se tre vjet prej njoftimit të parë, pastrimi i deponisë me lindna në rrethin e ish fabrikës kimike OHIS do të fillojë javën e ardhshme. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, shefen e zyrës së UNOPS-it për Maqedoni të Veriut, Mikela  Telatin, morën pjesë në ngjarjen në të cilën u shënua fundi i punëve përgatitore për plotësimin e të gjitha standardeve të sigurisë pas së cilës do të fillojë pastrimi i landanit, njofton Portalb.mk.

Realizimi i këtij projekti është bërë në bashkëpunim mes Qeverisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë dhe me dy agjencive nga Kombet e Bashkuara, Organizatën për Zhvillim Industrial (UNIDO) dhe Zyrën për Shërbime të Projekteve (UNOPS), si dhe me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup i cili ka ndarë 2,5 milionë euro nga programi IPA 3 konkretisht për kompletimin e procesit të riparimit të deponisë së vogël.

Kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në ngjarje theksoi se në periudhën e kaluar tërësisht janë larguar dhe asgjësuar sasi të mëdha të kimikateve të rrezikshme të cilat me dekada kanë qenë të mbledhura në rrethin e “OHIS”, të cilat kanë paraqitur kërcënim ekologjik.

“Qëllimi kryesor i këtyre përgatitjeve është sigurimi maksimal gjatë largimit të kimikateve të rrezikshme të cilat kanë qenë të mbledhura më shumë se dhjetëra vite në deponinë e vogël në ish kompleksin industrial “OHIS”. Në këtë mënyrë u mundësua realizim i projektit “Largim i barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e zgjidhjes së problemit shumëvjeçar me mbeturinat teknike të lindanit dhe izomerët e tij, të deponuara në rrethin e fabrikës”, potencoi Kryeministri Kovaçevski dhe shtoi që Qeveria vazhdon me vendosmëri, bashkë me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të zgjidh dhe të eliminojë problemet e trashëguara ekologjike.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , Naser Nuredini në fjalimin e tij informoi se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sipas standardeve të përcaktuara për të shmangur çdo shpërndarje të materialit të rrezikshëm që do të gërmohet nga deponia e vogël dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje maksimale të mjedisit.

“Ne në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi veçanërisht të përkushtuar në respektimin e të gjitha standardeve ekologjike dhe të sigurisë. Nga këto arsye eliminimi i të gjitha pikave të nxehta në territorin e vendit tonë në mënyrë ekologjike të sigurt dhe të përshtatshme, është lartë në listën  e prioriteteve tona. Në “OHIS”, si pika e nxehtë numër një në vend, shohim si problem histori, zgjidhjes së të cilës i kushtojmë shumë vëmendje dhe energji e cila do të zgjidhet plotësisht”, tha ministri Nuredini.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir, shprehu kënaqësi që BE-ja ka dhënë kontributin e saj për pastrimin e deponisë së vogël.

Ndryshe, lindani është një përbërës organik i halogjenizuar. Prodhimi dhe përdorimi bujqësor i këtij insekticidi u ndalua sipas Konventës së Stokholmit mbi ndotësit e ngopur organikë sepse kishte ndikim negativ mbi sistemin nervor, mëlçinë dhe veshkat dhe mund të jetë kancerogjen.

Lindan

Pastrimi i deponisë me lindan, ashtu siç shkruajti “Meta.mk”, duhet që të jetë test për teknologjinë për pastrim edhe për deponinë e madhe që gjendet në afërsi. Vlerësohet se rreth 30 milionë tonë lindan i përzier me tokë të ndotur tani gjendet në rrethin e OHIS-it. Prej momentit kur është ndaluar prodhimi dhe shfrytëzimi i tij, gjegjësisht vitit 1977, lindani tanimë 4 dekada i helmon mijëra njerëz në luginën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button