Demba Ba rreziku i Kosovës

Ylli i Senegalit, Demba Ba, pritet të jetë rreziku kryesor për Kosovën. Sulmuesi i Chelseat paralajmëron se do të mundohet të mos kursej popullin e Kosovës, për të cilët ka dijeni se vite më parë kanë dalë nga lufta

E kryejnë drekën dhe dalin një nga një. Por, i fundit që lë sallën është Demba Ba, më i kërkuari nga gazetarët kosovarë. Sulmuesi i Chelseat, nuk heziton të bëjë foto dhe të jap intervistë. Ai dukej i qetë, dhe në pamje të parë nuk ‘ta mbush syrin’ se ai peshon miliona euro dhe luan me skuadrën e Jose Mourinhos.

28-vjeçari, thotë se e di se yjet kosovarë si Adnan Januzaj, Valon Behrami e Xherdan Shaqiri kanë prejardhje nga Kosova. Ai javëve të fundit është interesuar për Përfaqësuesen e Kosovës. Ndeshja Kosova – Senegali luhet sot ne Gjenevë, me fillim në orën 17:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button