Shkupi ka qenë dhe mbetet problematik për tensionet etnike

Në një analizë të zhvilluar nga Vizion Plus, analistët nënvizojnë se Ahmeti duhet të bëjë më shumë në drejtim të mbrojtjes të të drejtave të shqiptarëve, sidomos në Shkup.

Ata besojnë se Shkupi ka qenë dhe mbetet problematik për tensionet etnike, për shkak se edhe shqiptarët, edhe maqedonasit, besojnë se ai është kryeqyteti historik i tyre. 

“Kjo javë që na pret është vendimtare për qeverinë e ardhshme. Ndërsa ende është e paqartë nëse PDSH do të jetë pjesë e qeverisë, BDI duket se ka marrë thuajse të njëjtat poste që kishte dhe mandatin e kaluar. Mbetet për tu parë vetëm nëse BDI do të marrë apo jo postet e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”, thuhet nw kronikwn e televizionit “Vizion Plus”.

Lajme të ngjashme

Back to top button