Hetimi ndaj Lidija Dimovës në përfundim e sipër – së shpejti do të shpallet aktakuzë

Hetimi ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë nacionale për programe arsimore eropiane dhe mobilitet, Lidija Dimova është drejt përfundimit dhe së shpejti pritet që Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të vendosë nëse ndaj saj dhe të dyshuarve tjerë do të ngritet akuzë, transmeton Portalb.mk.

“Po analizohet materiali provues i grumbulluar dhe informacioni nga takimet me përfaqësuesit e OLAF-it, në të njëjtën kohë ndërmerren veprime për mbledhjen e provave dhe të dhënave shtesë që kanë lindur si nevojë gjatë procedurës. Pritet që deri në fund të afatit të paraparë për hetime, të merret vendimi i prokurorit publik, i cili me kohë do ta njoftojë opinionin”, thonë nga Prokuroria për “Fokus”.

Hetimet për Dimovën kanë vazhduar për gati një vit e gjysmë dhe ende nuk ka aktakuzë pasi prokurori ka kërkuar edhe gjashtë muaj shtesë për vazhdimin e hetimeve.

Dimova u shkarkua dhe ndaj saj u hap hetim pasi u zbulua se në tre vitet e fundit Agjencia nacionale kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Pronari ka qenë edhe ekspert i jashtëm në Agjencinë nacionale dhe se është bërë e ditur se në thesarin e Agjencisë kanë munguar 15 mijë euro.

Menjëherë pas hetimit të paralajmëruar, i gjithë kreu shtetëror, në krye me ish-kryeministrin Zoran Zaev, ish-zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikolovski, ish-zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, bënë thirrje për hetim dhe të zbulohet nëse janë të vërteta akuzat për keqpërdorim tëi parave evropiane. Edhe pse krimi nuk u vërtetua, qeveria kërkoi nga Këshilli shkarkimin e Dimovës, duke u thirrur në kodin etik.

Gjykatësi ia konfiskoi dy pasaportat, e obligoi që të paraqitej herë pas here në gjykatë dhe e ndaloi të kryente disa aktivitete.

Lidija Dimova dyshohet për mashtrim në dëm të fondeve të bashkësisë evropiane dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Zoran Zllatkovski dhe Aleksandar Goçev po ndiqen penalisht për mashtrim në dëm të fondeve të bashkësisë ndërkombëtare. Ana Pavlidus i ngarkohet vepra penale punë nga pakujdesia gjatë shërbimit. Të gjithëve, përveç Pavlidus, iu konfiskuan pasaportat.

Pas shkarkimit të Dimovës nga pozita e drejtores së Agjencisë Kombëtare, në vend të saj drejtor në detyrë u emërua Marko Gjorgievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button