Nga 28 marsi do të rinovohet pista në aeroportin e Shkupit, komunikacioni ajror do të zhvillohet në periudhën 17:00-9:00

Më 28 mars do të fillojë rinovimi i pistës në Aeroportin e Shkupit, gjatë së cilës peridhë do të vazhdojë të edhe të funksionojë. Renovimi është planifikuar të zgjasë 50 ditë, deri më 16 maj dhe në atë periudhë komunikacioni ajror do të zhvillohet çdo ditë nga ora 17:00 deri në ora 9:00, transmeton Portalb.mk.

“Rehabilitimi i pistës do të thotë se do se të rinovojmë shtresën e sipërme të asfaltit. Nga data 28 mars deri më 16 maj, çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00 do të rehabilitohet një pjesë e gjatësisë totale të pistës, në mënyrë që aeroporti të mbetet funksional, pra të mund të shërbejë normalisht fluturimet nga ora 17:00 deri në 9:00. Aeroporti do të jetë i hapur për pasagjerë 24/7, si gjithmonë”, tha drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Metin Batak.

Pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është 2950 metra e gjatë dhe 45 metra e gjerë. Rikonstruksioni i fundit është bërë në vitin 1996, kur aeroporti është mbyllur për dy muaj e gjysmë dhe i gjithë trafiku është transferuar në Aeroportin e Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button