Aksioni policor kundër armëve ilegale, arrestohen dy persona në Strugë

Policia e Maqedonisë ka kryer një operacion kontrolli për armë ilegale në Veleshtë të Strugës.

Me këtë rast, janë arrestuar dy persona.

Bëhet me dije se ndaj personave V.Sh, 29 vjeç dhe F.Sh, 41 vjeç është ngritur padi penale për veprën “prodhim, posedim, dhe tregti e palejuar me armë zjarri dhe materiale shpërthyese”.

Forcat policore kanë njoftuar se janë gjetur 3355 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një revolver i markës “Amadeo-Rosi” pa dokumente përkatëse, një revole sinjalistike të markës “Ekol-special”, gjashtë raketa sinjalistike dhe disa karikator për revole.

Lajme të ngjashme

Back to top button