RMV, trafiku hekurudhor jofunksional, punonjësit kërkojnë pagesën e rrogave

Vazhdon edhe sot bojkoti i makinerive dhe stafit ekzekutiv të “Transportit hekurudhor”. Bojkoti ka nisur pasditen e djeshme dhe trenat e pasagjerëve dhe mallrave nuk qarkullojnë nga ora 15:00, transmeton Portalb.mk.

Bojkoti do të vazhdojë derisa personelit makinerik dhe ekzekutiv në “Transportin hekurudhor” t’iu plotësohen kushtet për pagesën e shpenzimeve materiale, si dhe pjesën e parë të pagës për muajin shkurt, tha Toni Dimovski, kryetar i sindikatave të personelit makinist dhe ekzekutiv.

Udhëheqësia e “Transporit hekurudhor”, nga ana tjetër, dje ka vlerësuar se bojkoti i hekurudhave është i paligjshëm, pasi nuk është paralajmëruar me shkrim.

“Ndalesa e paligjshme e punës, gjegjësisht greva nuk është organizuar në pajtim me Ligjin për Marrëdhënie Pune dhe Kontratën Kolektive të HRMV Transport SHA-Shkup dhe nuk ësht shkaktuar për shkak të momentit social apo kushteve tjera me kryerjen e detyrave të punës, por përfitimi personal i makinistëve”, vlerësuan nga Hekurudhat e RMV Transport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button