Dita 21: Sulme më të intensifikuara në Kiev edhe pasi Zelensky “tingëllonte” optimist për bisedimet e paqes (VIDEO-FOTO)

Sot është dita e 21 e konfliktit në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ka progres në bisedimet e paqes, pas raundit të negociatave të së martës. Ndërkohë një këshilltar i presidentit Zelensky thotë se kundërofensiva e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”. Forcat ajrore të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Megjithatë, këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, raporton BBC. Mykhailo Podoliak, një nga negociatorët për paqe, në Twitter tha se gjërat më të dukshme që po ndodhin në luftë tani, përveç kundërsulmit, janë se gazetarët rusë po largohen nga kanalet televizive në shenjë proteste ndaj luftës dhe Rusia po përpiqet të gjejë njerëz në vendet aleate të saj që mund të vijnë në Lufta për Putinin në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

23:22- Stoltenberg: Nuk shohim shenja sinqeriteti tek Rusia në negociatat me Ukrainën

22:23- Inteligjenca amerikane: Rusia po e shqyrton mundësinë e sjelljes së forcave të reja

21:56- Ukraina: U lirua kryetari i Melitopolit

21:03- Biden e quajti Putinin kriminel lufte

20:43- OBSH: Sulmet ndaj spitaleve po bëhen pjesë e taktikave të luftës

20:00- SHBA-ja dërgon në Ukrainë dronë dhe sisteme kundërajrore

19:57- Ushtria ukrainase: Rusia ka sulmuar civilët gjatë evakuimit nga Mariupoli

18:04- GJND: Rusia duhet ta ndalojë menjëherë sulmet në Ukrainë

17:19- Putin: Rusia do të arrijë qëllimet në Ukrainë

15:59- Johnson: Ukraina nuk do të anëtarësohet së shpejti në NATO

15:27- Këshilli i Evropës zyrtarisht e përjashtoi Rusinë

15:23 – Ylli ukrainas i futbollit Andriy Shevchenko planifikon të marrë refugjatë në shtëpi

15:20- Deri tani 51 shtetas ukrainas kanë mbërritur në vend

15:03 – Zelensky mbajti fjalim para Kongresit të SHBA-së: Ndihma na duhet tani

13:48 – Stoltenberg: Rusia nuk duhet ta “llogarisë gabim” gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur veten

13:22 – Ukraina refuzoi propozimet ruse për neutralitet

13:00 – Zelensky dhe Lavrovi optimistë rreth bisedimeve për paqe

12:29 – Ukraina pretendon se në aksion është vrarë gjenerali i katërt rus

11:17 – Nuk është e vërtetë që Rusia nuk bombardon ndërtesa civile dhe se pamjet e Mariupolit janë të rreme

10:08 – OKB paralajmëroi varfëri nëse zgjatet lufta në Ukrainë

09:57 – Pritet të mblidhet Asambleja – Rusia do të dalë nga Këshilli i Evropës

09:48 – Harkivi i Ukrainës përballet edhe me luftën kundër Covid-19

09:31 – Liderët e BE-së në Kiev: Ukrainasit kanë mbrojtur ‘vlerat’ e vërteta evropiane

Rusia pushtimin në Ukrainë e filloi më 24 shkurt.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button