Qeveria e RMV-së miratoi masa të reja anti-krizë: Institucionet t’i shkurtojnë harxhimet për udhëtime, mobilie, automjete…

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi masa për zvogëlimin e shpenzimeve për mallra dhe shërbime, ndalesë për furnizim të mobileve dhe automjeteve, përgjysmim të harxhimeve për reprezentacion, shkurtim të udhëtimeve, njofton Portalb.mk.

  • Me këto masa, të gjithë shfrytëzuesit buxhetor dhe njësitë shfrytëzues janë obliguar t’i zvogëlojnë shpenzimet për mallrat dhe shërbimet për 10% dhe të dorëzojnë propozim përkatës për racionalizim të harxhimeve deri te ministria e Financave deri më 21 mars.
  • Masat për racionalizim ndalojnë fillimin e procedurave të reja për furnizim të mobileve dhe automjeteve, përveç aktiviteteve të domosdoshme për funksionimin e institucionit pas miratimit paraprak nga Qeveria.
  • Qeveria i ka obliguar ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit t’i zvogëlojnë shpenzimet e vazhdueshme për 15% dhe për atë ta njoftojnë Qeverinë në afat prej 15 ditëve. Në pajtueshmëri me këtë masë, ndërmarrjet publike, të themeluara nga shteti dhe SHA-të në pronësi të shtetit duhet që t’i hartojnë planet e tyre financiare dhe programet investuese dhe ta informojnë Qeverinë në afat prej 15 ditëve.
  • Qeveria u rekomandon trupave rregullatorë, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike lokale dhe institucioneve të tjera të cilat janë nën kompetencë të komunave, t’i ndjekin masat qeveritare dhe të ndërmarrin aktivitete për racionalizim të shpenzimeve të tyre.

Në seancë, gjithashtu është miratuar edhe programi për zbatim të fondit intervenues në bujqësi.

“Mjetet buxhetore për këtë program, në vlerë prej 250 milionë denarëve janë paraparë në buxhetin e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe janë të dedikuara për masa intervenuese për përkrahje financiare në bujqësi për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga rritja e kostove të prodhimit për kulturat bujqësore në prodhimin bujqësor dhe mbështetjen e blegtorisë”, thonë nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button