Gruevski me videospot të ri promovon turizmin në Maqedoni (Video)

Kryeministri i vendit Nikola Gruevski u është drejtuar me një spot të gjithë turistëve që kanë vizituar Maqedoninë, për t’iu kërkuar ndihmë në promovimin e pasurive natyrore të vendit tonë.

Ideja e projektit që quhet “Share Macedonia” është që, të gjithë turistët që disponojnë fotografi apovideo nga natyra, monumentet dhe atraksionet turistike të vendit tonë, t’i ndajnë ato me gjithë botën.

Projekti sharemacedonia.com është ueb faqja e re e Agjencisë së Promovimit dhe të Mbështetjes së Turizmit, me anë të së cilës ftohen të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale që të publikojnë fotografitë, videot dhe postimet e tyre kushtuar Maqedonisë.

Gjithçka duhet të bëjnë ata që materialet e tyre të publikohen në ueb faqe, është që t’i postojnë ato në rrjetet sociale, përdorues të së cilave janë, duke shkruar #sharemacedonia.

Materialet do të publikohen më pas në ueb faqen www.sharemacedonia.com.

Lajme të ngjashme

Back to top button