Kroacia: Një shembull i përsëritëses më të mirë që e kapur koha

Nuk duhet të jemi tepër optimist sepse çdo rregullore nuk ka kuptim nëse ajo nuk zbatohet, kurse Kroacia në shumë raste ka treguar se rruga nga përgatitja e deri te zbatimi i këtyre rregulloreve është shumë e gjatë.

Shkruan: Zorislav Antun Petroviç

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i publikuar së fundmi, instrumenti më pak i keq për matjen e korrupsionit që Transparency International ngacmon qeveritë në mbarë botën për dekada me radhë, ka riafirmuar se Kroacia është ndër përsëritëset më të mira kur bëhet fjalë për korrupsionin. Anëtarja më e re e Bashkimit Evropian mbeti me 47 nga maksimumi njëqind pikë për vitin 2021, duke merituar praktikisht të njëjtën notë që kishte kur përfundoi negociatat e anëtarësimit më shumë se një dekadë më parë.

Në vitin 2012, rezultati ishte 46, rezultati për tre vitet e ardhshme ishte 48, dhe në vitin 2015, viti i dytë i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, arriti pikën më të lartë dhe të vetme pozitive prej 51, dhe shpejt u kthye në rezultate të pamposhtura duke filluar nga ndërmjet 47 dhe 49 pikë. Kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit, Kroacia ka qenë si një bukuroshe e fjetur për një dekadë. Në fakt, anëtarja më e re e Bashkimit Evropian duket se është lodhur nga progresi i madh dhe i shpejtë i shënuar në dekadën e parë të shekullit të 21-të, ndaj vendosi të pushojë, të paktën duke gjykuar nga vlerësimi që meriton në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Një fillim i mbarë me ndihmën e Bashkimit Evropian

Që nga nënshkrimi i një marrëveshjeje stabilizimi dhe asocimi me BE-në në tetor t vitit 2001, Kroacia ka bërë një hap të madh përpara në luftën kundër korrupsionit. Në vetëm pak vite u miratuan Ligji për të Drejtën e Qasjes në Informacion, Ligji për Parandalimin e Interesave në Zyrat Publike, Ligji për Financimin e Partive Politike, Zyra Speciale për Ndalimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (USKOK) dhe ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Kroacia është bërë padyshim një nga vendet më progresive në botë në dekadën e parë të shekullit të 21-të, të paktën kur bëhet fjalë për luftimin e korrupsionit.

Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e legjislacionit, kryesisht falë presionit nga Bashkimi Evropian, i cili ka insistuar fuqishëm në Kapitullin 23: Reforma në Drejtësi dhe të Drejtat Themelore. Në këtë kapitull mbulohet edhe korrupsioni, i cili e e ka shqetësuar vërtet Bashkimin Evropian. Ky kapitull ishte një nga 4 që u mbyllën në ditën e fundit të negociatave, më 30 qershor 2011.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, Kroacia fitoi një rezultat prej 46 pikë një vit më vonë dhe dukej vetëm çështje kohe para se të kalonte kufirin magjik prej 50 pikësh, një rezultat që çdo vend duhet të arrijë për t’u konsideruar se nuk kishte probleme të mëdha me korrupsionin. Sigurisht, askush nuk priste rezultate si rezultati i Danimarkës, Zelandës së Re apo Finlandës, vende që janë tradicionalisht në krye të renditjes, por vendet që u bashkuan me BE-në dukej se ishin në një shpërthim të madh më 1 maj 2004, si për shembull Polonia, Republika Çeke apo Sllovenia, kishin rezultate mjaft të kënaqshme. Por vendi, që i pëlqen të quhet një vend i Evropës Qendrore dhe Mesdheut, ka ngecur në nivelet e vendeve ballkanike.

Nuk ndihmoi as fakti që Kroacia ishte një nga vendet e pakta që arrestoi dhe ndoqi penalisht kryeministrin e saj Ivo Sanader, i cili solli në pushtet Bashkimin Demokratik Kroat në vitin 2003 dhe 2007, dha dorëheqjen papritur nga pushteti, pas një dështimi për t’iu rikthyer politikës në vitin 2010. Më 9 dhjetor, pikërisht në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ndaj tij u lëshua urdhërarrest. Sanader iku në Austri, por u arrestua të nesërmen dhe u kthye në Kroaci disa javë më vonë, ku kundër tij u ngritën pesë padi penale për korrupsion. Gjyqësorit kroat iu deshën 11 vjet për të dhënë katër vendime të formës së prerë, tre prej të cilëve ishin shqiptime dënimi. Ish-kryeministri kroat deri më tani është dënuar me gjithsej 21 vjet e gjysmë burg dhe duhet të kthejë 74 milionë kuna kroate.

Arrestimi i tij ishte sigurisht një shtysë e rëndësishme për pranimin e Kroacisë në BE, por ajo nuk pati pasoja afatgjata për sjelljen e zyrtarëve.

Sjellje sikur e nxënësve të këqij

Në fakt, pasi Kroacia u bë pjesë e Bashkimit Evropian, autoritetet filluan të sillen si nxënës të këqij në fund të vitit shkollor – ata thjesht harruan gjithçka që kishin mësuar deri më tani dhe nuk punuan më për të luftuar korrupsionin. Ndoshta më i mirë është shembulli i Komisioneres së Informacionit, e cila duhej të zbatonte Ligjin për të Drejtën e Qasjes në Informacion, është një nga ata themelorë për funksionimin normal të çdo qeverie për luftën kundër korrupsionit. Versioni i parë i Ligjit për të Drejtën e Qasjes në Informacion u miratua me shpejtësi, vetëm në një lexim përpara shpërndarjes së përbërjes së katërt të Parlamentit kroat në tetor të vitit 2003.

Ligji kishte një sërë boshllëqesh, por u miratua me shpejtësi për të mos ngadalësuar procesin e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. Një ligj i tillë me të meta mbeti i paprekur deri në vitin 2010, kur u prezantuan disa përmirësime kozmetike, dhe në shkurt të vitit 2013, pak para anëtarësimit në BE, doli në dritë një ligj i ri, i përmirësuar ndjeshëm për të Drejtën e Qasjes në Informacion, i cili gjithashtu parashikonte një organ të pavarur, me kompetencë për ta zbatuar atë. Komisionerja e Informacionit u zgjodh disa muaj më vonë, por në buxhetet e vitit 2014 dhe 2015, ajo nuk mori pothuajse fonde të mjaftueshme për punë normale.

Kur më në fund u siguruan fonde të mjaftueshme për punën normale të Zyrës së Komisioneries së Informacionit, për një kohë të shkurtër doli në shesh se shumë nivele të autoriteteve publike, duke filluar nga ato më të lartat, nuk kishin shumë interesim për të ofruar qasje të lirë në informacion, kështu që Qeveria filloi të mbyllej gjithnjë e më shumë për publikun, prandaj edhe u kritikua nga Komisionerja.

Një ilustrim tjetër i mirë ishin ndryshimet në Qeveri – gjashtë ministresha dhe ministra u larguan nga vendet e tyre për shkak se nuk mund të shpjegonin përfshirjen e tyre në afera të ndryshme apo të shpjegonin gabimet në lidhje me pronat e tyre të deklaruara. Kështu, ish-ministri i Bujqësisë ka deklaruar një shtëpi prej 120 metrash katrorë si zgarë, kurse ministresha e fondeve të BE-së nuk ka mundur të arsyetojë një makinë luksoze në oborrin e saj.

Pandemia si ilaç kundër korrupsionit

Por ndoshta tashmë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2022, Kroacia më në fund do t’i bashkohet vendeve që nuk kanë një problem thelbësor me korrupsionin. Vitin e kaluar, një ligj i ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit ka zbritur në nivel lokal, i cili duhet të miratohet deri në pranverë dhe një ligj i ri për mbrojtjen e sinjalizuesve të parregullsive, kurse Komisionerja për Informacion ka gjasë të merrë autorizime për të gjobitur zyrtarët që nuk ofrojnë qasje të lirë në informacion.

Duke marrë parasysh se shumica e hulumtimeve mbi bazën e të cilave llogaritet indeksi i perceptimit të korrupsionit bazohet në një analizë të legjislacionit, këto ligje duhet të sjellin disa pikë të tjera dhe ta sjellin Kroacinë në mesin e vendeve që nuk kanë probleme thelbësore me korrupsionin. Natyrisht, nuk duhet të jemi shumë optimistë, sepse çdo rregullore nuk ka kuptim nëse ajo nuk zbatohet, kurse Kroacia në shumë raste ka treguar se rruga nga përgatitja e deri te zbatimi i këtyre rregulloreve është shumë e gjatë.

Megjithatë, falë pandemisë së Covid-it, këtë herë mund të ketë një zhvendosje dhe zbatim më të ndërgjegjshëm të rregulloreve të mira se sa ka qenë deri më tani. Së pari, sepse pandemia ka kontribuar ndjeshëm në dixhitalizimin e shërbimeve publike, gjë që ka rezultuar në përshpejtimin dhe thjeshtimin e procedurave, duke rritur transparencën. Dhe një nga tezat themelore kundër korrupsionit është se thjeshtësia dhe transparenca janë ilaçi më i mirë kundër korrupsionit.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button