Më 27 mars mbahet Kongresi i ASH-së, Ziadin Sela kandidat i vetëm për kryetar

Partia Aleanca për Shqiptarët njofton se më 13 mars në ora 24:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët që do të zgjidhet në Kongresin e Dytë, i cili do të mbahet më 27 mars, njofton Portalb.mk.

“Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit. Në përputhje me këtë dispozitë statutore, deri në përmbylljen e afatit, deri te komisioni për kandidim ka ardhur vetëm një propozim. Mbi 1.600 anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, me nënshkrimet e tyre kanë propozuar Ziadin Selën për kryetarë të Aleancës për Shqiptarët. Gjatë ditës së djeshme ne si komision kemi verifikuar anëtarët e nënshkruar në këtë iniciativë, të cilët janë nga të gjitha degët, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, nga komunat rurale dhe kështu me radhë. Anëtarët që kanë dhënë nënshkrimet e tyre janë valid dhe ky propozim do të përcillet në Kongres për votim nga delegatët”, thonë nga ASH.

Sa i përket organizimit të Kongresit, njoftojnë se në pjesën dërmuese të degëve janë mbajtur pjesa më e madhe e kuvendeve të nëndegëve dhe ky proces është drejt rrumbullakimit.

Përndryshe pas mosmarrëveshjes me kryesinë e Partisë Demokratike Shqiptare për nevojat për reforma brenda partisë, Ziadin Sela me mbështetje brenda partisë, inicioi nga qyteti i tij i Strugës Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare në mars 2015.

Më vonë në vitin 2015 Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare u regjistrua si parti politike me të njëjtin emër, e drejtuar nga Ziadin Sela.

Gjatë vitit 2016, Lëvizja për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare miratoi si emërtim zyrtar Aleancën për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button