Në Odër të Tetovës u gjend granatë dore, dyshohet se është nga LDB

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë njoftoi se dje në fshatin Odër- Komuna e Tearcës një person rportoi se ka gjetur një granatë dore F-1, dyshohet se është nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Portalb.mk.

“Gjashtëdhjetë e dy vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës  dje (14-mars) në ora 09:40 në SPB Tetovë ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe me shumë gjasë buron nga Lufta e Dytë Botërore. Është kryer këqyrja dhe lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësues i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, njoftoi SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button