Pesë minutat e trishtueshme!

Diego Simeone reagoi ashpër te gjyqtari i sfidës Real Madridi-Atletico Madridi pasi ky i fundit dha 5 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Pikërisht në minutat shtesë, Reali realizoi golin e barazimit.
Luajtën për 90 minuta fortë dhe vetëm pak minuta i ndanë nga triumfi i madh në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, atyre nuk iu shkoi mendja se duhej të luanin edhe pesë minuta shtesë për ta arritur trofeun e Championsit.

Gjyqtari, Bjorn Kuipers, vazhdoi lojën për pesë minuta shtesë dhe pikërisht në këta minuta, Sergio Ramos realizoi golin e barazimit e që më vonë doli të ishte edhe goli që Realit ia solli ‘La Deciman’.

Diego Simeone duke i treguar kohën referit
Diego Simeone duke i treguar kohën referit

Një vendim i tillë i gjyqtarit nervozoi tejmase trajnerin e Atleticos, Diego Simeone, i cili gjatë gjithë vazhdimeve të ndeshjes debatoi me gjyqtarin për 5 minutat shtesë.

E, pas ndeshjes, Simeone nuk dëshiroi të debatonte shumë për ato 5 minuta, teksa shkurt dhe me ironi tha: “Ndeshja përfundon atëherë kur gjyqtari dëshiron. S’kam ҫfarë të them për këtë punë”.

Gjithsesi, Reali shfrytëzoi në maksimumin minutat shtesë të kohës së rregullt duke shënuar golin e barazimit, teksa në vazhdime shënoi edhe tre gola të tjerë për ta fituar titullin e 10-të të kampionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button