Këshilli Gjyqësor i RMV-së i gjobiti dy gjyqtarë dhe ndërpreu dy procedura kundër gjykatësve suprem

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme vendosi që t’i gjobis me para një kryetar të një gjykate themelore dhe një gjykatës në Gjykatën Themelore, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Gjykatës nuk ka marrë obligime të caktuara me ligj për menaxhimin me lëvizjen e lëndëve [AKMIS] në gjykata dhe Rregulloren Gjyqësore. Këshilli Gjyqësor vlerësoi se kryetari i gjykatës ka kryer shkelje duke vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme gjatë kryerjes së funksionit të gjykatësit sipas Ligjit për Gjykata dhe vendosi ta gjobisë me 30% të rrogës në afat prej gjashtë muajve”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Në lidhje me gjykatësin nga Gjykata themelore është konstatuar se nuk ka vepruar për lëndët në Repartin për Zbatim të Sanksioneve.

“Me këtë ka vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, gjegjësisht funksionin e gjykatësit e ka kryer në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme. Sipas Ligjit për Gjykata, gjykatësi është gjobitur me 15% të rrogës në afat prej gjashtë muajve”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Njëkohësisht, në seancën e sotme është vendosur që të ndalohen dy procedurat për konstatim të përgjegjësisë te dy këshilla të Gjykatës Supreme të përbëra nga pesë gjykatës.

“Këshilli vendosi se nuk ka veprim joprofesional dhe të papërgjegjshëm nga ana e gjykatësve suprem. Gjithashtu, procedura u ndalua edhe për një gjykatës nga të një gjykata themelore”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Portalb.mk, paraprakisht ka shkruar se është bërë analizë për funksionimin e sistemit ekzistues AKMIS dhe janë dhënë rekomandime të cilat duhet që ta përmirësojnë këtë sistem, i cili duhet të sigurojë që lëndët të ndahen sipas rastësisë, pra në mënyrë elektronike dhe jo sikur të kaluarën, kur në disa raste vet kryetarët e gjykatave, disa lëndë të caktuara i kanë shpërndarë te disa gjykatës të caktuar.

Më shumë detaje në lidhje me manipulimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut me sistemin AKMIS, mund të lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button