OKB: Gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se gratë dhe fëmijët vajza paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoresha ekzekutive e OKB-së për Njësinë e Grave, Sima Bahous ka mbajtur një fjalim në sesionin e 66-të të Komisionit të OKB-së për statusin e grave.

Bahous tha se gratë dhe fëmijët vajza paguajnë çmimin më të rëndë në të gjitha krizat dhe konfliktet nga Mianmari deri në Afganistan dhe nga Saheli deri në Haiti.

“Krizave dhe konflikteve në fjalë u është shtuar tashmë edhe lufta e tmerrshme në Ukrainë”, tha Bahous, e cila shtoi se lufta dëmton çdo ditë e më shumë jetën, shpresën dhe të ardhmen e grave dhe vajzave ukrainase.

Duke iu referuar luftës Ukrainë-Rusi, Bahous vuri theksin se fakti që kjo ndodh mes dy vendeve prodhuese të grurit dhe vajit, kërcënon sigurinë ushqimore dhe qasjen në shërbimet bazë.

Bahous tërhoqi vëmendjen se kjo situatë do të prekë më rëndë gratë dhe fëmijët vajza.

Në takimin ku tema kryesore e këtij viti është forcimi i grave në përballimin me ndryshimin e klimës, Bahous tha se ashtu si në të gjitha krizat gratë dhe vajzat paguajnë çmimin më të rëndë edhe në ndryshimin klimatik.

Kur burimet natyrore rrezikohen, janë gratë që e vuajnë më shumë këtë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në fjalën e tij tha se bota ende është e dominuar nga meshkujt.

Ai tha se lufta në Ukrainë e cila bashkë me COVID-19 i janë shtuar krizës së klimës, ndotjes së mjedisit, shkretëtirëzimit dhe humbjes së biodiversitetit dhe i kanë prekur të gjithë, por të dëmtuarit më thellësisht janë gratë dhe vajzat.

“Kur burimet natyrore rrezikohen, janë gratë që e vuajnë më shumë këtë”, tha Guterres, i cili nënvizoi se burimi i ushqimit, të ardhurat dhe burimi i jetesës i fermerëve femra janë prekur në mënyrë disproporcionale nga krizat mjedisore dhe kushtet e ashpra të motit.

Guterres theksoi se ka gjithashtu prova që martesat e fëmijëve dhe abuzimi janë të lidhura me krizën klimatike.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button