IOM: Numri i refugjatëve ukrainas është mbi tre milion

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) tha se më shumë se 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina qëkur Rusia ka nisur pushtimin e saj më 24 shkurt, transmeton REL.

Zëdhënësi i IOM-it, Paul Dillon, tha në një konferencë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, se totali është përpiluar nga shifrat e dhëna nga autoritetet kombëtare.

Agjencia e OKB-së për refugjatë, UNHCR, tha se Polonia strehon më shumë se gjysmën e refugjatëve ukrainas: mbi 1.8 milion.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Matthew Saltmarsh, tha se shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Destinacione të tyre janë edhe vendet e tjera fqinje të Ukrainës, si: Rumania, Moldavia dhe Sllovakia.

Sipas UNHCR-së, rreth 300,000 refugjatë kanë lëvizur prej atje drejt Evropës Perëndimore.

  • Dita e parë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dytë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tretë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katër e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pestë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e njëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e dymbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e trembëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e katërmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e pesëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e gjashtëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e shtatëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e tetëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU
  • Dita e nëntëmbëdhjetë e konfliktit, lexo KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button