fbpx

Asgjë nuk e arsyeton invazionin rus në Ukrainë

Një nga mënyrat më vështirë të dallueshme të ndikimit, e cila bëhet mjaft agresive prej momentit të fillimit të invazionit të Putinit mbi Ukrainën, është krahasimi, identifikimi dhe arsyetimi i asaj lufte, shkruan Vërtetmatësi.

 

Shkruan: Prof. D-r. Mirjana Najçevska, eksperte për sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut

Invazioni i Putinit në Ukrainë hapi një hapësirë të re dhe krijoi një nevojë të re për ndikim më të madh rus në Maqedoninë e Veriut.

Në kushte kur pushteti në Maqedoni jep mbështetje të padyshimtë dhe shumë të hapur për Ukrainën, e dënon invazionin dhe u ofron ndihmë materiale qytetarëve të Ukrainës, rritet vala e ndikimit rus nëpër rrjete sociale dhe portale/medie të veçanta.

Ky ndikim tashmë nuk është aq direkt, i drejtpërdrejtë dhe i hapur, mirëpo nuk është më pak i rrezikshëm.

Në rrjetet sociale ende mund të shihen tekste dhe qëndrime që paraqesin mbështetje direkte për Putinin dhe invazionin mbi Ukrainën, mirëpo mediat dhe portalet zyrtare nuk ia lejojnë vetes një qasje të këtillë të hapur, por fillojnë të përdorin mjete më suptile të informimit.

Mbështetja direkte për Putinin shpesh vihet në një kontekt që të ashtuquajturit cenim të Maqedonisë së Veriut nga shtetet e Evropës perëndimore, e shoqëruar edhe me video dhe fotografi me të cilat paraqiten sukseset me gjasë të ushtrisë ruse në luftimet në Ukrainë, gjegjësisht me artikuj në të cilët aludohet tek fuqia e ushtrisë ruse, humaniteti i saj .

Mirëpo, një nga mënyrat më vështirë të dallueshme të ndikimit, e cila bëhet mjaft agresive prej momentit të fillimit të invazionit të Putinit mbi Ukrainën, është krahasimi, identifikimi dhe arsyetimi i invazionit të Putinit mbi Ukrainën.

NIVELI I PARË është krahasimi i invazionit aktual mbi Ukrainën. Zakonisht bëhet me krahasim të invazionit të Putinit mbi Ukrainën me intervenime ushtarake, prani ushtarake dhe/ose mbështetjes ushtarake që e japin SHBA-të nëpër luftërat qytetare/konflikte në Siri, Libi, Jemen, gjegjësisht njohjen e Kosovës.

Bëhet fjalë për një kuazi krahasim, i cili zakonisht fillon me shprehjet: standarde të dyfishta; Rusia nuk e shkatërroi rendin ndërkombëtar, por NАТО dhe Amerika; regjimi i SHBA-ve shkakton kriza; përse asnjë nuk ankohej për luftën në Siri; të kishte sanksione të këtilla për çdo agresion të SHBA-ve, bota nuk do të dinte se si tingëllon himni amerikan, dhe as nuk do të dinte ndonjë sportist të tyre; A ju kujtohet kur SHBA-të u përballën me sanksione nga BE-ja për shkak të sulmeve mbi Jugosllavinë, Libinë, Irakun, Sirinë etj? Jo. As neve nuk ka kujtohet…

Mënyra më e përhapur e kuazi krahasimit të invazionit të Putinit në Ukrainë, me aktivitetet ushtarake të SHBA-ve, është me vendosjen e tabelave, grafikëve, listave, deklaratave të shkurtra nëpër rrjete sociale… në të cilat numërohen bazat ushtarake të SHBA-ve dhe shteteve në të cilat kanë qenë ose janë në çfarëdo mënyre të pranishëm ushtarakisht SHBA-të ose ku kanë „marrë pjesë“ në rrëzimin e regjimeve ose kanë ndikuar në rrëzimin e tyre.

Pa u futur në diskutim për atë nëse shkelja eventuale e të drejtës në një kohë tjetër, në kushte tjera, vend tjetër, në krejtësisht konflikt tjetër, automatikisht është arsyetim i mjaftueshëm për një shkelje të njëjtë ose të ngjashme të të drejtës tani, në këto kushte, në shtet konkret – Ukrainë.

Në fakt asnjë nuk fillon a as nuk hyn në diskutim të këtillë.

Thjesht riprodhohen tabela, lista grafikë, tabela, deklarata të shkurtra…

Shpërndarja e tabelave të këtilla, grafikëve dhe teksteve nëpër rrjete sociale është e drejtuar kah promovimi i idesë për disbalans të madh kuantitativ në veprimet ushtarake të SHBA-ve nëpër botë, që domosdoshmërisht na shpie në përfundimin për arsyeshmërinë, para së gjithash, karakterin „vetëmbrojtës” të invazionit ushtarak të Putinit në Ukrainë.

Me këtë BE-ja dhe kryesisht shtetet evropiane, përsëri hidhen (ose vendosen në margjina) në fotografinë e konfliktit midis Putinit dhe botës demokratike, konflikti paraqitet si konflikt midis Rusisë dhe SHBA-ve dhe të gjitha krahasimet bëhen për Rusinë dhe për SHBA-të. Në këtë mënyrë bëhet defokusim i plotë nga situata reale dhe nuk shihet më pasqyra globale në të cilën Putini (jo Rusia) ndërmerr invazion, të cilin e dënojnë shumica e shteteve të botës, por inputohet perceptimi për një veprim të njëjtë të dy shteteve të mëdha me çka implikohet se publiku nuk e gjykon (dënon) veprimin e njërës palë, ndërsa e dënon veprimin e palës tjetër.

Postim në Twitter nga Tanja Karakamisheva, profesoreshë në Fakultetin Juridik pranë UKIM-it, i cili transmeton një fotografi të publikuar nga RedFish, publikim propagandues i mbështetur nga Kremlini, të cilin e udhëheqin njerëz të lidhur me televizionin shtetëror Russia Today. Ky infografik, që paraqet veprime ushtarake në vende të ndryshme dhe nga periudha kohore të ndryshme shpesh tregohet me gisht si shembull për manipulim, gjegjësisht version i ri i taktikës sovjetike për defokusim (whataboutism).
Postim në Twitter nga Tanja Karakamishevës, profesoreshë në Fakultetin Juridik pranë UKIM-it, i cili transmeton një fotografi të publikuar nga RedFish, publikim propagandues i mbështetur nga Kremlini, të cilin e udhëheqin njerëz të lidhur me televizionin shtetëror Russia Today. Ky infografik, që paraqet veprime ushtarake në vende të ndryshme dhe nga periudha kohore të ndryshme shpesh tregohet me gisht si shembull për manipulim, gjegjësisht version i ri i taktikës sovjetike për defokusim (whataboutism).

Forma e thjeshtësuar e këtyre artikujve (në veçanti e tabelave dhe grafikëve) mundëson përhapje të lehtë të tyre dhe ndërtim të perceptimit të gabuar, i cili „kundërshtarin e identifikuar” – SHBA-të i paraqet në dritën më të keqe të mundshme dhe nxit ndjenja negative si ndaj një okupatori dhe agresori të „dëshmuar”, kundrejt Rusisë, për të cilën ofrohet perceptimi se mbrohet me këmbëngulje.

Kjo arrihet në atë mënyrë që asnjë nga këto tekste nuk është i shoqëruar  ose nuk ofron analiza, hulumtime, të dhëna më të gjëra, që do të kishin përfshirë një krahasim të vërtetë (rolin e BRSS-së të mëparshme dhe Rusisë së sotme në këto konflikte dhe të ngjashme), edhe as ndonjë sqarim për përmbajtjen e aktiviteteve të përmendura, prapavijës së tyre, përfshirjes/rolit të vetë shtetit që përmendet.

FUTJA NË NJË THES

Njëkohësisht, perceptimi forcohet ashtu që në një thes janë vënë situata dhe aktivitete plotësisht të ndryshme (të cilat në asnjë mënyrë nuk mund të vendosen nën një emërues). Vetëm nëse i marrim si shembull Poloninë (1980-81), Kuvajtin (1991), Vietnamin (1961-73), e të cilat së bashku paraqiten në një nga listat më të zgjeruara.

Gjegjësisht, në Poloni bëhet fjalë për një lëvizje origjinale të brendshme, e cila zhvillohet ndër vite dhe kulminon me aktivitetet e „Solidaritetit”, ndërsa është drejtuar kah lirimi nga prania e Rusisë dhe demokratizimi i shoqërisë së vetë (që nuk ka asnjë lidhje me SHBA-të) dhe paraqet një dezavuim të betejës së shumë viteve të popullit polak për çlirim nga ndikimi i BRSS-së dhe demokratizim të shoqërisë së vetë.

Në Kuvajt bëhet fjalë për kundërshtim të invazionit të bërë nga ana e Irakut në të cilën kanë marrë pjesë 32 shtete (në atë moment koalicioni më i madh i shteteve pas Luftës së dytë botërore) dhe ku ka qëndrim të përbashkët të SHBA-ve dhe ish BRSS-së ndaj invazionit të kryer dhe Rezolutë të OKB-së me të cilën mbështetet aksioni për largimin e Sadam Huseinit (Irakut) nga Kuvajti.

Lufta në Vietnam është pjesë e konflikteve që rrjedhin nga dhe janë pjesë e luftës së ftohtë. Vetë lufta ka një prapavijë shumë komplekse (në të cilën marrin pjesë SHBA-të dhe BRSS-ja), ndërsa roli i SHBA-ve në të është një nga më kontroversët, me mbështetjen më të vogël nga shtete të tjera dhe denohet publikisht si e pamoralshme nga ana e inteligjencës amerikane dhe një numri të madh qytetarësh të SHBA-ve.

Kjo na shpie deri te NIVELI I DYTË – barazimi i veçantë, fshirja e dallimeve, identifikimi (i sistemeve, veprimeve, aktiviteteve, mënyrës së veprimit), që e dobëson dënimin (gjykimin) dhe e shkatërron mospajtimin eventual me agresionin konkret të Putinit mbi Ukrainën.

Barazimi fillon me mohimin e ekzistimit të dallimeve në informimin mbi agresionin e Putinit mbi Ukrainën midis megafonëve të kontrolluar nga regjimi rus dhe mediat e shteteve „perëndimore” dhe krijimi i përshtypjes se bëhet fjalë për një betejë të thjeshtë midis gënjeshtrave të dy makinerive propaganduese. Mbyllja e hapësirës mediatike në Rusi dhe mungesa e informatave të jashtme njësohet me kufizimin momental të transmetimit nëpërmjet televizioneve kabllore të dy mediave shtetërore në Rusi (e bërë para së gjithash, si një akt simbolik, i cili më shumë shpreh një qëndrim sesa që kufizon me të vërtetë, nëse e kemi parasysh hapjen e hapësirës mediatike në demokracitë perëndimore).

Barazimi vazhdon në deklarimin se të gjithë politikanët janë të njëjtë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet në mënyrë të njëjtë të reagojë kur bëhet fjalë për shkeljet e tyre shumë të dukshme të të drejtës ndërkombëtare që të jetë e rrumbullakosur nëpër deklarata se bëhet fjalë për sisteme demokratike të njëjta, në të cilat ka shkelje të të drejtave të njeriut (e madje edhe më shumë respektim të tyre nga ana e Putinit se sa nga demokracitë perëndimore), mirëpo, të cilat nuk janë të ndryshme për nga cilësia, gjegjësisht:

Nga aspekti politik dhe strategjik, siç e pamë intervenimi në Ukrainë është vetëm operacionalizim i ambicieve të treguara publikisht për rend të ri botëror. Në praktikë kjo artikulohet nëpërmjet frikës nga NATO-ja, cеnimit nga NATO-ja dhe rrezikut imanent që, sipas Rusisë, i jep asaj legjitimitet të përdorë forcë. Kjo, vetvetiu tregon se në kuptim juridik mbase Putini thirret edhe në një precedent për përdorimin e forcës, e ajo është përdorimi i parakohshëm i forcës, i cili ishte mjaft aktual gjatë luftës globale kundër terrorizmit.

Kjo është një mënyrë interesante me të cilën sigurohet kontinuiteti i raportit pozitiv ndaj regjimit të Putinit me atë që minimizohet e padrejta, vihet në kontekst më të gjеrë pa u ofruar sqarime më të qëndrueshme, ose nga ana tjetër realizohet emërues i përbashkët.

Në këtë drejtim janë edhe artikuj që në shikim të parë paraqesin dënim(gjykim) gјeneral të luftës, mirëpo në këto pas përgjithësimit fshihet mungesa e gjykimit (dënimit) konkret, vendosja në një thes dhe njësimi. Konkluzioni përfundimtar është se Ukraina nuk është viktimë e Putinit, por e ndonjë lufte globale, e cila zhvillohet vazhdimisht në të gjitha anët, e në të cilën nuk mund të identifikohet një fajtor, sepse të gjithë një të njëjtën mënyrë janë fajtorë dhe/ose përgjegjës.

„Unë jam kundër të gjitha luftërave” është mënyrë më e mirë që të shmanget se/a jam kundër kësaj lufte konkrete. Me siguri shembulli më i mirë për këtë është teksti i profesoreshës Biljana Vankovska i shkruar për gazetën „Nova Makedonija”.

Peticionin e firmosa, edhepse është një përpjekje patetike që të bëhet diçka”, të qetësohet ndërgjegjja dhe të demonstrohet qëndrimi në anën e duhur” (pas një heshtje dekadash për aksionet e tjera ushtarake, prej të cilave disa edhe sot janë aktive). Të ashtuquajturit kontrollues të fakteve” kërkojnë prej dikujt si unë me stazh shumë dekadësh në lëvizjen antiluftë dhe më libër me ese kundër luftës, përsëri dhe përsëri të betohet se është kundër (edhe) kësaj lufte. Tre herë në ditë, edhe me flamurth të detyrueshëm në profilin e Facebookut. Imperativi implikues është mbajtja e anës, sikur të jemi në krizë me Informbiron”: A je për Titon apo për Stalinin është zëvendësuar me a je për NATO-n/Ukrainën apo për Putinin. Kjo dilemë e rrejshme në mendjen binare (ose-ose) është vendosur në themelet e kolapsit moral të njerëzimit. Ato nuk mund ta kuptojnë se njeriu duhet të jetë njëlloj kundër të dy palëve në luftë. Posaçërisht kur jemi një hap larg holokaustit nuklear, ndërsa BE-ja sillet si piroman, e jo nobelist i paqes. Me furnizim të armëve, Ukraina bëhet një fushëbetejë faktike e NATO-s dhe Rusisë, të mos e gënjejmë veten. Siç thotë Jan Oberg, Perëndimi është në autopilot në një urrejtje të pakufi ndaj Rusisë dhe çdo gjëjе ruse (nga Çajkovski deri tek teatri Bolshoj). Me sa duket Putini i ka shënuar në tefter të gjitha veprimet e këtyre 30 viteve të kaluara, e vepron thuajse në mënyrë identike, duke përdorur retorikë, veprime, operacione ushtarake të njëjta, si dhe të drejtën e VETO-s në Këshillin e sigurisë së OKB-së (njëlloj si SHBA-të kur bllokojnë çdo dënim (gjykim) ndaj Izraelit me dekada të tëra dhe siç manipulonin me rezolutat e ndryshme që të gjejnë zbrazëtirë ligjore” për operacionet në të cilat shkatërruan shtete të tëra dhe lanë miliona viktima civile).

Dënimi i një agresioni konkret mbi një shtet të caktuar quhet „dilemë e rrejshme”, ndërsa kundërshtimi i agresionit të Putinit quhet „urrejtje e pakufizuar ndaj Rusisë dhe çdo gjë ruse”, ndërsa barazimi propagandohet me mesazhin se duhet të jetë „njëlloj kundër të dy palëve në luftë”.

BARAZIM DHE HEDHJE SUPTILE  E FAJIT

Edhe një mënyrë suptile e ndikimit me njësim, paraqet problematizimi dhe/ose mohimi i karakterit demokratik të shteteve evropiane, që dalin hapur kundër agresionit të Putinit mbi Ukrainën. Kjo ështe edhe më e rrezikshme kur vjen nga një anëtar i Akademisë të Shkencave dhe Arteve – ASHAM.

Vetëm si shembull, në statusin e saj në Facebook (që pastaj është përcjellë edhe në disa media dhe transmetuar nëpër rrjete sociale), akademik Katica Qulafkova  na njofton se :

Por sot, në mars të vitit 2022, pas intervenimit disa ditor special rus në Ukrainë, e gjithë bota „progresive” evropiane dhe amerikane, e madje edhe maqedono-veriore, me të madhe e promovonte politikën brutale të bojkotit të artit dhe kulturës me parashenjë ruse. Thuajse në mënyrë histerike ndalohen shfaqje, promovime, mësim, shpërndarje dhe komunikim i veprave të jashtëzakonshme të artit dhe kryevepra, bestseller-ë, shfaqje teatrale, filma, koncerte, autorë, kompozitorë, piktorë, këngëtarë operash, evenimente sportive, vetëm se kanë parashenjë ruse.

Me çfarë lehtësie morale dhe intelektuale ndalohet Dostojevski, Çehov, Çajkovski, baleti rus, romanca ruse…? Një dekadencë totale e shpirtit edukativ të Evropës.

Pse dhe si është një publikim i këtillë i rrezikshëm dhe paraqet shembull për përhapje të ndikimit rus në Maqedoni?

Thirrja që në shikim të parë duhet si thirrje legjitime për mbrojtjen e trashëgimisë njerëzore kulturore dhe artistike në vete përmban një përmbajtje të fshehur, e cila në mënyrë të njëanshme dhe të paargumentuar e gjykon (dënon) veprimin e demokracive evropiano-perëndimore, e mohon demokratizmin e tyre dhe jep shenjë barazie midis veprimit të tyre dhe agresionit të Putinit në Ukrainë.

Si kryhet akti i barazimit suptil, hedhjes së fajit dhe dënimit të njëanshëm (në favor të Putinit dhe agresionit të tij)?

Së pari, para këtij teksti, akademik Qulafkova nuk ka postuar në profilin e saj në Facebook asnjë tekst tjetër me të cilin e dënon agresionin ushtarak të Putinit mbi Ukrainën. Kjo domethënë se publiku niset nga supozimi se akademik Qulafkova nuk sheh asgjë të keqe në këtë agresion.

Së dyti, luftën e Putinit kundër Ukrainës e quan „operacion special luftarak” konform kërkesave të administratës së Putinit, e cila e mohon se në Ukrainë bëhët luftë.

Së treti, e vendos në thojza fjalën „progresivitet”, me çka e problematizon dhe mohon progresivitetin e demokracive perëndimore.

Së katërti, flet për „politikë brutale” të bojkotit të artit dhe kulturës së ka parashenjë ruse, duke akuzuar për ndalesa histerike të:

Dostojevskit, Çehovit, Çajkovskit, baletit rus, romancës ruse…? një Dekadencë totale e shpirtit edukativ të Evropës.

Me çka nuk jep asnjë link ose rast konkret të këtyre ndalesave (të vendosura në kontekѕt të secilit prej rasteve të dhëna).

Kështu, nuk përmendet se përpjekja për ndalesë të mësimit të Dostojevskit ka hasur në një   reagim shumë të ashpër dhe të shpejt të bashkësisë akademike dha ka qenë e penguar. Nuk përmend edhe se Dirigjenti Valerij Georgiev, i cili është detyruar të japë dorëheqje nga pozita e presidentit të nderit të Festivalit ndërkombëtar në Edinburg, është solidarizuar me Putinin dhe nuk është distancuar nga agresioni i Putinit mbi Ukrainën. Nuk përmend se nuk do të ketë Pavilion rus në Bienalen e Venedikut sepse artistët rusë janë tërhequr me sqarim se:

Nuk ka vend për art kur vdesin civilë nga raketat, kur qytetarët e Ukrainës fshihen nëpër strehimore, kur demonstrantët rusë janë të detyruar të heshtin.

E çka është më me rëndësi, akademik Qulafkova nuk gjen vend në postimin e saj të shprehë shqetësim për artistët ukrainas, për trashëgiminë artistike të cenuar të Ukrainës dhe veprat e shkatërruara të artit si rezultat i agresionit të Putinit në Ukrainë.

Artikullin e saj akademik Qulafkova e përfundon me pyetjen:

Quo vadis, Europa? A po përballesh me një mutacion nazizmi të një lloji transnacional?

Kështu e vendosur, kjo qartë implikon karakteristika naziste për shtetet evropiane dhe dërgon deri te „konkluzioni logjik” për të gjithë këto aktivitete, e ai është arsyetimi i agresionit ushtarak të Putinit mbi Ukrainën.

Këtë që do ta lexoni tani Putini e ka thënë para dy muajsh, dhe e ka transmetuar Gardiani Britanik më 21 dhjetor të vitit 2021. Pas këtyre deklaratave do ta keni të qartë se Perëndimi në fakt me lëvizjet e tij e ka shtyrë Rusinë në kënd, dhe Putini thjesht nuk kishte zgjedhje tjetër, sepse Rusia ishte e cenuar në oborr të vet. Nëse kundërshtari thjesht nuk dëshiron të bisedojë dhe të bëjë kompromise, atëherë lufta është zgjidhja e vetme. Në fund të fundit, le ta kujtojmë krizën raketore kubane, as SHBA-të nuk mundnin të lejojnë raketa në oborrin e tyre.

NIVELI I TRETË, arsyetimi i agresionit të Putinit mbi Ukrainën është i mbështjellë në të ashtuquajturën rusofobi.

Shpesh është paraqitur si një luftë me fashizmin në Evropë dhe shtetet evropiane.

Më pas zhvillohet në deklarimin se bëhet fjalë për luftë vetëmbrojtëse.

Është planifikuar luftë e tretë botërore kundër Rusisë” – deklarim shokues i kryeministrit të mëparshëm të Ukrainës.

Deri te mbështetja shumë e qartë  e dhënë nga ana e kryetarit të partisë Maqedonia e Bashkuar, Janko Baçev. (E cila zë vend në të përjavshmen e njohur “Fokus”):

Për mua intervenimi rus është i justifikuar sepse u sollën në gjendje që të mos kenë më se çfarë të humbin nëse NATO-ja u vjen në kufi. Pyes, si do të kishin reaguar NATO-ja dhe SHBA-të në një situatë të supozuar, nëse Kanadaja ose Meksika hyjnë në aleancë ushtarake me Rusinë dhe si rrjedhojë e kësaj, nga ana ruse të grumbullohen armë ruse në kufi me SHBA-të. Si do të kishin vepruar amerikanët në rast të këtillë?

Asnjë nga këto teza nuk është e mbështetur me të dhëna relevante, argumente, analiza, fakte.. Mirëpo, me numrin gjithnjë e më të madh të tyre, ato përpiqen të krijojnë përshtypje se ekziston ndonjë “e vërtetë e fshehur”, ndonjë konspiracion i madh, ndonjë situatë plotësisht e ndryshme nga ajo të cilën njerëzit mund ta shohin se si zhvillohet para syve të tyre.

Dhe për çdo rast, këtu kemi edhe një deklaratë të një intelektuali  se ajo që po ndodh në Ukrainë është shumë tragjike dhe pikëlluese, megjithatë nuk ka lidhje me Maqedoninë dhe me jetën tonë:

Më dhemb zemra kur shoh se populli maqedonas është i ndarë sa  i përket çështjes se kush është për Rusinë apo Ukrainën. Preferoj që të gjithë të jenë për Maqedoninë. Fatkeqësisht, vetëm disa qindra, herë pas here disa mijëra, ishim ne idealistët që dolëm në rrugë, para Kuvendit dhe Qeverisë, duke luftuar për Maqedoninë. Shumica qëndruan në shtëpi dhe e mbyllën gojën!

Më vjen keq që nuk e shihni pamjen e madhe, dhe përderisa ju të gjithë grindeni, rriheni, shani, dikush po bën para. Mos hyni në axhendat e njerëzve të tjerë. Duajeni veten, kujdesuni për familjet dhe të dashurit tuaj dhe mos harroni Maqedonia mbi të gjitha!

Sipas këtij mesazhi, për shkak se janë të gjithë njësoj dhe nuk ka dallim në sistemet e vlerave që ofrojnë, flasim vetëm për lojëra në të cilat nuk ka vend për ne dhe është mirë të mos mbajmë anë, sepse e vetmja anë që duhet të na interesojë është e jona.

Në këtë mënyrë jo vetëm që në Rusi barazohen demokracitë perëndimore dhe regjimi i Putinit, por propagandohet edhe propaganda e favorizimit dhe e prirjes ndaj fituesit, kushdo qoftë ai.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button