RMV, qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pavërteta, bankat kanë deviza të mjaftueshme

Këmbimet në banka kryhen pa probleme. Bankat kanë para të gatshme dhe valuta të mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve. Kurset me të cilat kryhen transaksionet janë transparente, të shpallura publikisht në çdo këmbimore dhe janë në nivel të stabil, thuhet në reagimin e Asociacionit bankar të Maqedonisë së Veriut, në lidhje me informacionet spekulative dhe të pavërteta që po plasohen në opinion gjatë periudhës së kaluar, lidhur me lëvizjet në tregun e këmbimit dhe kursin e këmbimit, transmeton Portalb.mk.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të mos ekspozohen pa nevojë në shpenzime duke i shndërruar fondet e tyre të denarëve në deviza, duke u udhëhequr vetëm nga spekulimet dhe lajmet e rreme, të pranishme në këtë periudhë”, thuhet në njoftimin e Asociacionit bankar të Maqedonisë së Veriut.

Nga atje theksojnë se sistemi bankar është lartë i kapitalizuar dhe likuid dhe si edhe në periudhën e deritanishme ka potencial për përballje me goditjet dhe mbështetje të mëtutjeshme për kompanitë dhe qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button