Pankartë në mes të lajmeve në televizionin më të ndjekur rus: “Jo luftës, mos besoni në propagandë, këtu po ju gënjejnë”

Në lajmet e një prej televizioneve më të ndjekur në Rusi, Kanal 1 (deri në vitin 2002 i njohur si TV publik rus) mbrëmë u zhvillua një aksion gueril, gjatë së cilit, pas prezantueses që lexonte lajmet u shfaq një grua me pankartë me mesazh kundër luftës në Ukrainë: “Mjaftë luftës, mos i beso propagandës, këtu po ju gënjejnë”, është teksti i pankartës i shkruar me dorë.

Një postim në Twitter, i cili tregon edhe një video ku shfaq momentin kur një grua me pankartë paraqitet papritur pas prezantueses që lexon lajmet në orën 21:00 me orën lokale, informoi se gruaja që ka bërë këtë lëvizje është në fakt është e punësuar në Televizion, Marija Ovsyanikova, e cila u arrestua nga policia dhe aktualisht po merret në pyetje. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim të këtyre informacioneve.

Në Twitter mbrëmë u shfaq edhe një video në të cilën Ovsyannikova pranon se e bëri atë dhe shpreh keqardhje që ka punuar për shumë vite për të përhapur propagandë.

“Për fat të keq, vitet e fundit i kam kaluar duke punuar për Kanal 1, duke përhapur propagandë në Kremlin. Edhe unë turpërohem”, tha ajo.

“Çfarë guximi i pabesueshëm. Mbetem optimist në jetë, pasi shumica dërrmuese e njerëzimit përfaqësohet nga persona që tund pankartën, e jo nga pseudo-gazetare para saj”, thuhet në një nga komentet.

Dhe përderisa numri më i madh i atyre që komentojnë dhe e pranojnë këtë hap të guximshëm, të tjerë komentojnë se ajo me gjasë do të paguaj çmim të lartë për të.

“Ajo do të paguajë çmim të lartë për guximin e saj. Absolutisht guxim i pabesueshëm!”, thuhet në një tjetër koment.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button