Kompania “Walt Disney” do t’i pezullojë të gjitha bizneset e saja në Rusi

Kompania “Walt Disney” do t’i pezullojë të gjitha bizneset e saja në Rusi pas ngjarjeve të fundit me agresionin ndaj Ukrainës, raporton Variety, transmeton Portalb.mk.

Disney njoftoi se do të ndalojë shfaqjen e filmave të saj në Rusi dhe këto janë hapa shtesë që po ndërmerr për të reduktuar dhe ndalur plotësisht të gjitha operacionet në shtetin rus. Kompania ka disa kanale dhe produkte të markave të konsumit në të gjithë Rusinë, si dhe një port lundrimi në Shën Petersburg.

Pavarësisht ndërprerjes së aktiviteteve të punës në vend, kompania thekson se të gjithë punonjësit aktualë dhe kolegët e tyre në Rusi do të vazhdojnë të jenë pjesë e kompanisë së tyre.

“Ne vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë joqeveritar për të ofruar ndihmën e nevojshme urgjente për refugjatët që ikin nga Ukraina,” tha një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë.

Rusia kohët e fundit është përballur me një sërë pezullimesh dhe kufizimesh nga kompani të tjera të mëdha si Netflix, Oracle, Apple, Google, Microsoft, Ikea dhe është ndaluar të marrë pjesë në disa nga garat sportive dhe muzikore si FIFA dhe UEFA dhe performanca  e Eurovizionit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button