Kontrolle të rrepta për produktet ushqimore që vijnë nga vendet e përmbytura

Pas paralajmërimeve për paraqitje të aflatoksinës në misër dhe qumësht dhe sëmundje te kafshët në vendet që janë përfshi nga përmbytjet, nga Agjencioni për ushqim dhe veterinari thonë se kontrollet mekanike për importim të qumështit dhe misrit nga Serbia, Bosnja dhe Kroacia që është vendosur vitin e kaluar ende është në fuqi.

“Në këto raste sigurisht se kemi vendosur kontrolle të përforcuara, por kontrollet për aflatoksin në qumësht dhe misër edhe tani janë të përforcuara. Prej viti të kaluar këto kontrolle janë ende në fuqi”, deklaroi drejtori i Agjencionit për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button