Mediat raportojnë se Rusia po i kërkon ndihmë ushtarake Kinës

Rusia po i kërkon Kinës ndihmë ushtarake dhe ekonomike, kanë raportuar gazetat Financial Times dhe New York Times.

Moska dëshiron që Pekini t’i ofrojë furnizime ushtarake që t’i përdorë në Ukrainë, shkroi Financial Times.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, kjo gazetë raportoi se Rusia që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës i ka kërkuar Kinës pajisje. Zyrtarët nuk kanë pranuar të specifikojnë se çfarë pajisjes po kërkon Rusia nga Kina.

Në artikullin e Financial Times thuhet se ka tregues që Kina mund të jetë e gatshme t’i ndihmojë Rusisë.

Ndërkaq, në një artikull të New York Times, që ka cituar zyrtarë amerikanë, pretendohet se Rusia po kërkon ndihmë ekonomike në mënyrë që të zbusë ndikimin e sanksioneve perëndimore.

LEXO: Java e tretë e agresionit ndaj Ukrainës, Rusia ka zgjeruar sulmet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button