Çekia dhe Sllovakia u zotuan për dërgim të armëve shtesë për Ukrainën

Republika Çeke do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën, tha të dielën ministrja e Mbrojtjes, ndërkaq shteti fqinj, Sllovakia tha se po e shqyrton mundësinë e dërgimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore në Kiev.

Ministrja e Mbrojtjes së Çekisë, Jana Cernochova, tha se shteti i saj, që është në NATO, veçse ka dërguar ndihmë ushtarake në vlerë prej 31.55 milionë dollarësh.

“Mendoj se, të paktën, do ta dyfishojmë këtë shifër”, tha ajo, duke mos dhënë detaje të tjera për dërgesat pasi u thirr në shqetësime të sigurisë, transmeton REL.

Ndërkaq, në Sllovaki, anëtar i NATO-s, më 16 mars do të qëndrojë Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger, tha të dielën se gjatë kësaj vizite me gjasë do të diskutojnë për mundësinë e dërgimit në Ukrainë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-300, që Sllovakia i ka në pronësi. Këto sisteme janë të prodhuara në kohën sovjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button