Shkoi në afro 2,7 milionë numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje ka arritur në afro 2,7 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), raportohet se 2.698.280 refugjatë ukrainas kaluan në vendet fqinje nga data 24 shkurt deri më 12 mars.

Siç njoftohet, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni.

Numri i refugjatëve të cilët kanë shkuar në Poloni ka arritur në 1.655.503, në Hungari 246.206, në Sllovaki 195.980, në Rusi 105.897, në Moldavi 104.929, në Rumani 84.671 në Bjellorusi 938 refugjatë dhe 304.156 të tjerë kanë kaluar në vendet evropiane.

UNHCR paralajmëroi se nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet më tej, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi.

Nga ana tjetër, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të paktën 579 civilë kanë humbur jetën dhe 1.002 janë plagosur nga 24 shkurti deri më 11 mars në luftën Rusi-Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se numri i civilëve të vdekur dhe të plagosur mund të jetë shumë më i madh sesa numri i konfirmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button