Kosovë, 2 viktima dhe 32 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se 2 persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave ka arritur në 3.126, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 32 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.877.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.217 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.780.089 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 69 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 223.042, ndërsa numri i rasteve aktive është 709.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.696 doza të vaksinës. Deri më sot 818.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button