Ukraina: Ushtria ruse ka sulmuar trenin që përdorej për evakuime

Ushtria ruse ka hapur zjarr ndaj trenit të pasagjerëve të përdorur në operacionin e evakuimit të civilëve të ngelur në mes të përleshjeve të ashpra në rajonin Donetsk të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Hekurudhat e Ukrainës (Ukrzaliznytsia), thuhet se ushtarët rusë hapën zjarr në trenin e pasagjerëve pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetskut.

“Treni po bënte udhëtimin e tij të evakuimit në qytetin Lyman për të marrë banorët e rajonit Donetsk dhe Luhansk, të cilët ndodheshin në zonën e konfliktit të dhunshëm”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se si pasojë e sulmit ka vdekur një nga konduktorët e trenit dhe një tjetër është plagosur.

“Ukrzaliznytsia po bën çdo përpjekje për të evakuuar ekuipazhin e trenit të dëmtuar në këto minuta dhe të gjithë pasagjerët, duke përfshirë gati 100 fëmijët që presin shpëtimin në stacionin e trenit Lyman”, thekson deklarata.

– Bombardohet aeroporti në Ivano-Frankivsk

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i qytetit ukrainas Ivano-Frankivsk, Ruslan Martsinkov, në një deklaratë në rrjetet sociale tha se aeroporti ndërkombëtar i qytetit u bombardua nga ajri nga ushtria ruse.

“Qëllimi i armikut është të mbjellë panik dhe frikë”, tha Martsinkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button