Tërmet në Greqi, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet me intensitet prej IV ballëvee sipas Shkallës makrosizmike evropiane 1998 sot në orën 11 e 24 minuta është ndjerë në pjesën juglindore të Maqedonisë. Në pjesën qendrore dhe veriore të vendit intensiteti i tërmetit ka qenë III ballë.
Siç informon Observatoriumi Sizmologjik pran Fakultetit Matematiko-Natyror nga Shkupi, epiqendra e tërmetit gjendet në Greqi në Detin Egje, 400 kilometra në juglindje të Shkupit.

Fuqia e tërmetit në epiqendër ka qenë 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Lajme të ngjashme

Back to top button