Ukraina: 35 të vdekur në një sulm me raketa në Lviv

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 134 janë plagosur në një sulm me raketa të kryer nga ushtria ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë në Lviv të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Lvivit, Maksim Kozicki, në një deklaratë me shkrim tha se numri i të vdekurve në sulmin me raketa të kryer nga ushtria ruse është 35 dhe numri i të plagosurve 134.

Bashkia e Lvivit njoftoi më herët se ushtria ruse ka sulmuar Qendrën Ndërkombëtare të Paqeruajtjes dhe Sigurisë me tetë raketa në mëngjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button