Ukraina: Është rrëmbyer kryetari i i qytetit jugor Dnjiprorudnes

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryetarin e qytetit jugor, Dnjiprorudne, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Yevhen Matveyev mund të jetë kryetari i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer, pasi njëjtë është raportuar të ketë ndodhur edhe me kryetarin e Melitopolit, transmeton REL.

Kuleba ka thënë se “kriminelët rusë të luftës” kanë rrëmbyer Matveyevin.

“Nga mosmarrja e mbështetjes lokale, pushtuesit i kthehen terrorit. U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalin terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button