Rexhepi: Për shkak agresionit dhe terrorit ndaj Ukrainës, tërhiqem nga Grupi Parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Rusisë

Deputeti i partisë Alternativa, Skender Rexhepi ka vendosur të tërhiqet nga pozita e anëtarit të Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Bashkëpunim me Kuvendin e Federatës së Rusisë për shkak të agresionit dhe terrorit rus ndaj popullit dhe shtetit të Ukrainës, njofton Portalb.mk.

“Në të njëjtën kohë, kërkoj që një veprim të tillë ta bëjnë edhe kolegët tjerë anëtarë të këtij grupi për bashkëpunim, ndërsa nga kreu i Kuvendit, z. Talat Xhaferi kërkoj të sjell në rend dite shpërbërjen e këtij grupi dhe të ndërpritet për afat të pacaktuar bashkëpunimi me Parlamentin e Federatës Ruse. Shpresojmë që ky agresion të përfundon dhe të merr fund kriza humanitare dhe ekonomike e cila përveç në Ukrainë po shtrihet edhe nëpër vende tjera të botës. Në këto momente, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe ne si përfaqësues kemi më shumë se asnjëherë nevojë të theksojmë përcaktimin tonë strategjik dhe të palëkundur me SHBA-të dhe BE-në”, shkruan Rexhepi.

Kryetar i grupit parlamentar është Pavle Trajanov, ndërkaq përveç Skender Rexhepit anëtarë janë edhe deputetët Bedri Fazli, Ivan Stoillkoviq, Ane Leshkoska, Kole Çarakçiev dhe Lupço Ballkoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button