Përfaqësuesi i Lartë i BE-së të hënën në Shkup

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, do të udhëtojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë në datat 13-16 mars. Vizita do të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, gjithashtu duke pasur parasysh luftën ruse kundër Ukrainës dhe ndikimin e saj në sigurinë e Evropës në tërësi, njoftonPortalb .

Përfaqësuesi i Lartë, zëvendës Presidenti Borell të hënën do të qëndrojë në Shkup, ku do të ketë takime me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska, si dhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderët e grupeve parlamentare. Përfaqësuesi i Lartë do të mbajë një konferencë për media me kryeministrin Kovaçevski në orën 12:00, e cila do të transmetohet në EbS.  Përfaqësuesi i Lartë do të marrë pjesë gjithashtu në një ngjarje ku përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave rinore do të prezantojnë punën e tyre mbi kontributin e Ballkanit Perëndimor në Konferencën për Ardhmërinë e Evropës. Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në linkun në vazhdim.

Nga Shkupi, përfaqësuesi i Lartë i BE-së do të udhëtojë në Tiranë dhe prej andej në Sarajevë në fund të javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button