RMV, Shoqata e ukrainasve në vend hapi dy pika në Shkup për ndihmë humanitare për Ukrainën

Shoqata e ukrainasve në vend “Lesja Ukrainka” dhe Shtabi ndërkombëtar për ndihmë të ukrainasve, hapën dy pika në Shkup për grumbullimin e ndihmës humanitare për Ukrainën, njofton Portalb.

Pika e parë ndodhet në sheshin “Maqedonia”, ndërsa i dyti në depon e kompanisë “Koding Gorska” në Gjorçe Petrov.

Pika në sheshin “Maqedonia” do të funksionojë çdo ditë nga ora 8:00 deri në ora 20, ndlrsa ndihmë humanitare në pikën në Gjorçe Petrov mund të deponohet çdo ditë nga ora 10 deri në ora 19, ndërsa të shtunën nga ora 10 deri në ora 14.

Nga të dy shoqatat thonë se çfarëdo lloj ndihme është e mirëseardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button