Bekteshi: Çmimet e ushqimeve bazë pritet të lirohen në fillim të javës tjetër

Ekipet e servisimit në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të harmonizojnë aparatet pas miratimit të ndryshimeve ligjore për ulje të TVSH-së, pas çka pritet ulja e çmimeve për produktet bazë të ushqimit, e cila procedurë pritet të përfundojë në fillim të javës tjetër, deklaroi sot në Shtip ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, njofton Portalb.

“Në pjesën e produkteve bazë të ushqimit, pasi aparatet fiskale do të harmonizohen me TVSH-në e re, do të thotë diku të hënën ose të martën menjëherë do të nis zbatimi”, tha Bekteshi duke shtuar se për këtë ligj është kompetent Ministria e Financave.

Ndryshe, me uljen e TVSH-së pritet ulja e çmimit të bukës, sheqerit, miellit tip 400, vajit të luledielli, qumështit me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe vezëve.

Bekteshi shtoi se Qeveria do të sigurojë vauçerë për kategoritë sociale me qëllim zbutjen e krizës ekonomike. Bekteshi nuk shpjegoi detaje tjera për mënyrën e realizimit të kësaj mase, por tha se e njëjta do të realizohet përmes Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

“Duhet të theksohet fakti se në pjesën e kategorive sociale në shtetin tonë, shtesë përmes Ministrisë për Punë dhe Politik Sociale do të sigurojmë vauçer sistem, me qëllim që të zbusim goditjen pikërisht për familjet që në këtë kohë kanë më tepër nevojë”, tha mes tjerash Bekteshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button