Abramovich pezullohet nga pozita e udhëheqësit të klubit Chelsea

Liga angleze e futbollit ka diskualifikuar sot pronarin e klubit, Chelsea, Roman Abramovich nga pozita e udhëheqësit, pasi oligarku është sanksionuar nga Qeveria britanike, në lidhje me pushtimin rus në Ukrainë, transmeton REL.

Klubit i është dhënë licencë speciale për të vepruar, pavarësisht se Abramovichit i janë ngrirë asetet.

Liga angleze e futbollit ka thënë se diskualifikimi i Abramovichit nuk do të ndikojë “në aftësinë e klubit për t’u trajnuar dhe për të luajtur”.

Abramovich dhe dhjetëra oligarkë tjerë rusë janë shtuar në listën e sanksioneve të Perëndimit, si goditje ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.

Abramovich, 55-vjeçar, ka qenë pronar i klubit Chelesa prej vitit 2003.

Ditë më parë ai ka nxjerrë në shitje klubin duke premtuar që të ardhurat do t’i ndajë si ndihmë për viktimat e luftës në Ukrainë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button