RMV, vitin e kaluar mbi 77 për qind e mjekëve kanë qenë të sulmuar fizikisht ose verbalisht

Mbi 77 për qind e mjekëve të anketuar nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut (OMMV) në vitin 2021 kanë përjetuar dhunë fizike ose verbale në vendin e punës. Përqindja është e lartë e mjekëve të anketuar të cilët janëpërgjigjur pozitivisht, gjegjësisht 79,9 për qind kanë theksuar se kanë përjetuar dhunë verbale me bërtitje dhe ofendim, 34,5 për qind kanlë qenë viktimë të dhunës verbale me kanosje se do ndaj tyre do të kryhet edhe sulm fizik, 43 të anketuar ose 5,2 për qind kanë qenë të ekspozuar në dhunë fizike pa lëndim trupor, ndërsa 13 të anketuar ose 1,6 për qind kanë përjetuar dhunë fizike me lëndim trupor, njofton Portalb.

Kryetarja e Odës, Kalina Grivçeva-Stardelova, këto të dhëna i publikoi sot në shënimin e Ditës evropiane për ngritje të vetëdijes për dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësit e tjerë shëndetësor, me ç’rast theksoi se kjo shifër nuk është për t’u anashkaluar. Me anketën kanë qenë të përfshirë gjithsej 1061 të anketuar, gjegjësisht anëtarë të Odës.

“E dimë se kjo është në kuadër të nodhive botërore ndaj punonjësve shëndetësor, por nuk do të dëshironim ta përjetojmë këtë çdo ditë, nuk do të dëshironim që puna jonë që jetë e lidhur me frikë kur kemi komunikim me pacientë. Nuk jemi mjekë të mirë nëse punojmë nën presion të tillë, as stomalogë, as farmaceutë. Definitivisht do të dëshiroja të bëhet ndonjë lëvizje, të jemi më komod dhe të mundemi lirshëm ta bëjmë punën tonë”, tha Grivçeva-Stardelova.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në fjalimin e tij me rastin e Ditës evropiane për ngritje të vetëdijes për dhunën ndaj mjekëve dhe punonjësit e tjerë shëndetësor, përkujtoi se në pandeminë me koronavirus punonjësit shëndetësor ishin në linjën e parë me virusin dhe roli i tyre duke e përfshirë kujdesin e ofruar për pacientët është kyç në ballafaqimin me Kovid-19.

“Është e palejueshme që në shekullin 21 të ketë stiata të dhunës ndaj mjekëve kështu që me gjithë autoritetin tim do të angazhohem për mbrojtjen e mjekëve dhe punonjësve shëndetësor. Siç tanimë e dini në procedurë është harmonizimi i Ligjit për mbrojtje shëndetësore në Kodin Penal në pjesën e dispozitave ndëshkuese edhe për sulme ndaj personave zyrtarë. Unë nga pozita e ministrit, por edhe si mjek do të angazhohem maksimalisht me profesionistët s ferës që këto ndryshime ligjore të miratohen sa më shpejtë dhe sa më shpejtë të jenë në implementim”, deklaroi ministri Sali.

Ai njëherit theksoi se Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me Odën e Mjekëve, me Odën e Stomatologëve dhe Farmaceutëve, gjegjësisht me të gjithë tre odat tanimë është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, ndërsa e gjithë kjo në interes të punonjësve shëndetësor dhe në interes të pacientëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button